Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet! Ushtarët ngrenë në krah makinat për lirimin e aksit Lezhë-Milot, cisternë me karburant për makinat e bllokuara

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet! Ushtarët ngrenë në krah makinat për lirimin e aksit Lezhë-Milot, cisternë me karburant për makinat e bllokuara

Nisur nga përkeqësimi i motit dhe reshjet e borës në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjen jo të domosdoshme.

Ministria e Mbrojtjes informon se në ditët në vijim pritet mot i kthjellët, po për shkak të temperaturave do të ketë ngricë në rrugë.

‘I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore.

Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të borës është bllokuar aksi rrugor Milot-Lezhë. Situata ishte shumë e vështirë pasi 2 kamionë ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe ishte e pamundur qarkullimi i mjeteve. Është organizuar puna me forca dhe mjete si dhe batanije dhe karburant për automjetet e bllokuara në këtë aks rrugor. Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të borës, ditën e djeshme ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së shtetit dhe firma kontraktore të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë sot në mëngjes aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.’- njofton mininstria.


Lajmi kryesor:

Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Bllokimi i mjeteve në Lezhë-Milot, FA ushtarët ngrenë në krah makinat për lirimin e rrugës (FOTO)

Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.

Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës.

Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.

Ora 12:09
Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet! Ushtarët ngrenë në krah makinat për lirimin e aksit Lezhë-Milot
  • M.Q.//Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë