Në 'Dogançe', 'Nisma Thurja' përkthehet 'F*ck you'!...

Në  'Dogançe', 'Nisma Thurja' përkthehet 'F*ck you'!...

Avni Rustemi

Gati 50 vjet më parë në një nga auditoret e korpusit qendror të Universitetit të Tiranës, po zhvillonim orën e lëndës mësimore “Gjuha letrare kombëtare”. Pedagogu ynë i jashtëm po fliste nga katedra për dialektet në Shqipëri. Pas një pauze të shkurtër, deshi të shtonte dicka të re në leksion:”-Është edhe një nëndialekt interesant, kryesisht në rrethin e Përmetit e që quhet “Dogance”, krijuar nga nevoja e një grupi të caktuar shëtitës si mjeshtra bakërpunues(kallajxhinj) për tu marrë vesh vetëm mes tyre…”. Unë ngrita zërin menjëherë dhe fola dy-tre fjalë Dogance nga salla. Pedagogu i nderuar, ndërpreu shpiegimin, u skuq pakëz në fytyrë dhe mu drejtua si me përgjërim:-Të lutem Mërtiri, mos vazhdo më tej, se nuk di asnjë fjalë !...

I vetmi siklet ishte ti shpjegoja se çdo tw thotë fjala “Thurje” në dogançe.

E kujtiova këtë  episod, pardje, në sheshin përballë bustit të shumënjohur të Heroit të Popullit, Avni Rustemi, në Tiranë. Vetë Avniu, më dukej se i legoste(shikonte) me qesëndi e neveri kur  propozuan zëvendësuesin e Avniut dhe përmendën emrin e Nolit !? Ligësi e pashoqe, por edhe idiotësi e pashoqe !”. Edhe Nolit, me siguri do i jenë dridhur eshtrat atje ku prehet ! Ata kokëtulë, minimalisht le të lexojnë shqip bilbilin e papërsëritshëm të shqipes ose vetëm këtë paragraf oratorie të paharruar në Vlorën e Flamurit Kuq e Zi, me rastin e varrimit nga mbi 10 mijë vetë të Avni Rustemit(1 maj 1924):” Duhet t’I ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim dhe atëhere t’i bërtasim këtij Dëshmori:” Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e Lirisë”.(Po a dinë të lexojnë vallë këta zuzarë?!)

I helmuar shpirtërisht për vrasjen e pabesë e antishqiptare, Noli i madh iu drejtua të gjithëve brenda e jashtë Shqipërisë, pa zhurmë e bujë:”…Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se c’rëndësi ka patur gjesti i Avniut në Paris, një gjest që ndërroi faqen e historisë Shqiptare”. Fol, po deshe, pasi ca kokëtulë bënë propozimin përmes mjegullnajës partiake e kulpërake. O tempora, o mores ! Dhe një nga heronjtë më të dashur të shqiptarëve, nuk e quajnë hic intelektual (?!). Urrejtja a injoranca nuk ua hap dot sytë të mësojnë më tej. Të paktën, le të kërkojnë një libër të vogël me autor muzeologun e madh gjirokastrit, Lefter Dilo, dhe të informohen për shkollimin që nga liceu në Stamboll e më tej në Gjenevë; në institutin e Lidhjes Botërore Izraelite; mësimdhënien në shkollat e Tepelenës e të Vlorës; student në Kolegjin e Shëm Miter Korona ku formoi Shoqërinë “Lidhja e Rinisë Shqiptare”; në Fakultetin Pedagogjik të Romës etj.! Në Vlorë e Tiranë krijoi Shoqëritë e famshme “Atdheu” e “Bashkimi”. 

Ndërsa gjatë qëndrimit në Përmet dha kontribut për krijimin e shoqërisë “Njeriu i Ri”, të cilën e përfaqësoi denjësisht edhe në Kongresin e Vlorës. Po në votimet e 27 Dhjetorit 1923 ? Kandidoi në 2 zona, në Prefekturën e Gjirokastrës dhe në Veri, në Kosovë. Por…”Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës”, shkruante shtypi i kohës. E vërteta nuk e duron dot paditurinë, militantizmin shterp dhe “haxhiqamilizmin” e ditëve tona. Verbimi për llokma të pushtpushteteve pa din e iman, të bën edhe qesharak e ulok injorant përballë realitetit. “…në castin që Rustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadriun, u qëllua me plumb nga dora e një mullixhiu”. Ai nuk fluturonte dhe as ishte njeriu i ëndërrimeve të kota, por një revolucionar, “më i madhi idealist shqiptar”(L. Gurakuqi). Sepse “kishte dalë nga gjiri i vuajtur i këtij populli, i këtij qyteti(Libohovë) ku sundonte kalaja e feudalëve, kamxhiku i tyre”.

Gati 5 dekada më parë, kur shkova si student Gazetarie praktikant për një reportazh në Kukës nga “Zëri i Popullit”, atje më rrëfyen historianë e gazetarë vendalinj: Në nderim të Avniut ish deputet, mjaft kasolleve e shtëpive malësorët kuksianë ua bënin kulmin në formë A-je ! Thonë se zemra e tij, që atëhere u ruajt nga mjeku patriot Sezai Como, paska jetuar e rrahur deri vonë në Vlorë. Udhëheqësi i Djalërisë Shqiptare thirri e thërret ende “për bashkim e për betim”. Jo më kot disa gazetarë të Fletores “Shkumbini” e cilësuan Avniun “shtyllën e Demokracisë, lule të djelmërisë, përkrahës të nxehtë të bujkut”. Sa herë kaloj nëpër Sheshin e Flamurit, sikur ndjej erën e trëndelinave që erdhën nga mali i Cajupit, kurorat e popullit të Libohovës, lulet e Elbasanit “me kurorën e Normales” etj. 

Po Bajram Curri që klithi me zemër:” Avninë na e vranë bash ata hajna që duen me na vra tanë Shqipërinë !”. Vajet me ligje të shumë grave labe(sidomos përgjatë rrugës nga Spitali e deri në  Sheshin e Flamurit) nuk janë përsëritur kurrë në ato përmasa sic ndodhi fiks 98 vite më parë. Dhe jo vetëm në Vlorë kështu. Edhe në Tiranë, gjatë zbritjes nga Spitali përmes Rrugës së Dibrës e në qendër. Një grup grash nga Labëria drodhën gurët e drurët e Kryeqytetit. Varrime të tilla popullore e aspak shtetërore, nuk janë përsëritur më…Iku pa mbushur plotësisht 30 vjec ! U mbulua vetëm me lotë të nxehtë dhe me Flamurin Kombëtar ! Vlora jonë, “me klithmat e saj e zgjoi tërë Shqipërinë nga letargjia”…

Sepse zemra e Heroit shumë të dashur, sic thotë me të drejtë Poeti ynë kombëtar “Ajo tani skuq në degë të një molle,/ bëhet llambë e u ndrit zemërimin kasolleve,/ bëhet shqipe,/ hyn e del kraharorëve./ Sytë e vrasësve sqepon/ e si flakë i kallet territ: Zemra e Avni Rustemit !”.

Sa për këta birbot e pardjeshëm, mendjelehtë e pa asnjë gram diturie e dinjiteti, miku im e mbylli me dy fjali : “Ore më thuaj, çfarë kuptimi ka në  gjuhën Dogance fjala  “Thurje” ?

Sdi si tua them këtyre djemve floklëpirë të nismës "Thurja", që thonë kemi studjuar jashtë, por “Thurje” në dogançe do të thotë “Fuck you”.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Gafa e Kumbullës i hapi rrugën eliminimit të Romës, në Itali 'kryqëzojnë' shqiptarin

Gafa e Kumbullës i hapi rrugën eliminimit të Romës, në Itali 'kryqëzojnë' shqiptarin