-
Vangjush Dako, 19 kullat e dhëndrit dhe mizëria me Sanço në Parlament !
Ka disa muaj që Vangjush Dako është në qelitë e paraburgimit dhe askush nuk e pyet ende rreth një leje ndërtimi. S’janë shkaqe, por sebepe ! Vërtet nuk e dinë këtë fakt as dy moderatoret e dy emisioneve në dy televizione të njohura?
24 Nëntor 2023, 20:40 -
Kur flet Strasburgu, 'ministri qimexhel' struket te kulla përballë Kryeministrisë!
U rrokullisën 12 vite nga vrasja me plumba të shtetit e 4 protestuesve me duart në xhepa. Ua morën jetën grykat e zjarrit që derdhën breshërira në në penxheret(frëngjitë) e bodrumeve të Kryeministrisë. Ua morën jetë të paudhët e pamëshirshëm që lanë 8 fëmijë jetimë.
19 Nëntor 2023, 22:49 -
Mbrëmë në Përmetin tim dhe Nonda Bulka që qesh e qan si bilbili!
Pas një takimi të rastësishem, të ngrohte e jo të shkurtër, në një kafene të thjeshtë përkrah ish- kinema ‘Partizani’, me partizanen shekullore Mynever Shuteriqi, u përgatita për të udhëtuar drejt Permetit tim. Ashtu i emocionuar nga ajo bisedë aspak e rëndomtë me një grua të rrallë, të mençur e fisnike, që këmbënguli ta ndanim bashkë një ëmbëlsirë të vogël mbi tavolinë, po meditoja natyrshëm.
23 Maj 2023, 22:47 -
C’u thotë mjekëve që ikën Miço Xhaferi, ‘Kirurgu i Periferisë’ në Jug ?
40 vite më parë, atje, buzë detit mes shushurimës e pëshpëritjeve pa shkumë të valëve joniane, duke ngjitur e zbritur shkallaret e Sarandës , duke shëtitur e pirë kafe nën aromën dehëse të trëndafilave e bukovileve kam njohur Mico Xhaferin, mjekun legjendar të atij qyteti. Kirurg që nuk e ka hequr ende stetoskopin nga veshët dhe bisturinë nga dora ! 5 dekada në roje të shëndetit e të jetës së njeriut në qytet e fshat.
30 Prill 2023, 21:56 -
Një ish-ministër “kokëxhel”, te kullat ku këndon si gjel
Pardje në mesditë po lexoja revistën “Avokatia”, numri i fundit që përgatiti shoku e miku im bashkëstudent, gazetari i njohur Ilir Dhima. E theksova “I fundit” mes një trishtimi e hidhërimi njerëzor të natyrshëm për një koleg të vjetër në profesion, që pak ditë pas botimit mbylli sytë e iku pa zhurmë në atë botë!
12 Prill 2023, 21:28 -
5 'thërrimet' e pensionistëve dhe 4 hidrocentralet elektoralë në 2013!
Mesdita e tretë e javës së fundit të marsit u mbars e polli zëra të zgjatur e gumëzhitës në zemër të metropolit. Disa OJQ, liderë e kalanderë politikë në opozitë dhe ndonjë analist fanatik në “pritë”, u shfaqën në publik duke kërkuar gjilpërën në kashtë rreth deklarimit të Kryeministrit se Qeveria kishte vendosur t’u jepte pensionistëve 5 mijë lekë shtesë (bonus) muajin e ardhshëm.
31 Mars 2023, 21:30 -
Kur Vjosa ‘zbutej’ nga dashuria e atyre që jetonin me të!
Një ditë marsi e 2023-it Vjosa u shpall Park Kombëtar,një “moment vërtet historik” për natyrën dhe zhvillimin social e ekonomik ! “E para e këtij lloji në Evropë”. Mendoni pak caste rreth këtij konstatimi të fundit : Ishin “planifikuar” rreth 45 hidrocentrale (?!). Shkatërrim e shkretim më të madh nuk do kish parë njerëzia e viseve të mia dhe më tej ! Me një mijë lloje kafshësh e bimësh
22 Mars 2023, 20:18 -
Deputetë e ministra të majtë, me pranga 'të djathta'?!
E kam dëgjuar nga mëhallalinjtë tiranas në Kryeqytet, vite më parë. Thonë se është kthyer në anekdotë humoreske dhe është përhapur gojë më gojë edhe në krahina të tjera shqiptare,: “Osmën Gazepi dhe Koco Kota shkuan një ditë në burgun e Burrelit. Ishte një nga burgjet e rinj të ndërtuar ashtu që as miza të mos hynte brenda.
19 Mars 2023, 19:25 -
Prokurori amerikan, BE-ja dhe berberi shkodran!
“Një malësor prej Hoti bie një herë në qytet për miting dhe shkon me u rruejtë te një berber. Ky fillon tu i zbutë mjekrën me sapun e merr briskun me e rruejtë. Malsori, për me i tregu se ishte burrë i fortë, i thotë berberit: -Sa të mundesh pak shpejt se kam punë; edhe s’ka gajle me e lagë mjekrën, se jam prej Hotit unë!
1 Mars 2023, 22:40 -
Plagët e pambyllura të SHIK-ut, spiunët e Doktorit dhe diplomati Kujtim Hysenaj
Shërbimi Informativ i hodhi hapat e parë pas shpalljes së Pavarësisë. Dhe një nga drejtuesit që caktoi Ismail Qemali, a e dini kush ishte ? Tribuni i Vegjëlisë, “dragoi i Dragobisë”, Bajram Curri. Po 8 vite më vonë ? Shkrimtari i paharruar Haki Stërmilli.
26 Shkurt 2023, 19:53 -
Një urdhër antishqiptar i Gazidedes dhe ultimatumet e Doktorit sot!
Ditët e fundit, një mik e kolegu im i dashur që kontribuoi 45 vite në Media, më solli fotokopjen e shkresës origjinale që mbante datën 9 Mars 1977. Dokument zyrtar që më tronditi thellë. E rilexova disa herë në heshtje dhe pastaj ngrita zërin: -Kjo është një shkresë e Urdhër i fëlliqur antishqiptar, një njollë e zezë në historinë e shtetit tim të drobitur e të bërë trokë, një thikë e madhe përcarëse e vëllavrasëse e ndyrë mu në shtyllën kurrizore të kombit!
15 Shkurt 2023, 20:17 -
Lutja e poetit në bodrumin e Ministrisë së Drejtësisë
Mirëpo, besimi i tepëruar shpesh është më i keq se mosbesimi. Sepse në këtë botë, nuk ka njeri pa një hall mbi kokë ! Dhe nuk thotë kot i mocmi i mencur : Dy gisht ballë vlejnë sa koka. Vasos i kërkova ndjesë për vonesën, teksa po më fuste në dosje një letër-lutje në vargje. Ishte taze
15 Janar 2023, 18:24 -
Dy kartolin-letra të panjohura nga Dritëroi dhe gjakovari Hajdar Dushi
I pari ishte ai me Dritëronë e Sadijen, përballë hotelit 15 katësh. Emigrimin tim pas gjyqit një vjecar me akuzën e drejtpërdrejtë të ish kryetarit famëkeq të SHIK-ut, poeti ynë i madh e miku im i vjetër që më mbrojti i pari publikisht në media, atë pasdite e priti me një trishtim të vecantë
25 Dhjetor 2022, 18:40 -
Shoqata Atdhetare "Avni Rustemi" nderon Kristo Mërtirin, gazetarin që penën ia dedikoi Jugut, por jo vetëm
Kristo Mërtiri, një nga gazetarët profesionist që mbi 40 vjet me radhë nuk rreshti së shkruari për Jugun, veçanërisht i përkushtuar për Përmetin e përmetarët, është nderuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore "Avni Rustemi".
19 Dhjetor 2022, 21:44 -
6 Dhjetori i Doktorit, një këngë në redaksinë e 'Bashkimit' dhe 6 Dhjetori im!
“Kur politika shkëputet plotësisht nga morali, atëhere cdo gjë është e mundur”. Nuk është ndonjë urtësi nga lashtësia. Dhe as nga gjithësia e sotme. Është një postulat i mbi 30 viteve më parë, nga Akademiku ynë i fundit Rilindas, Rexhep Qosja ! E kam të fiksuar herët në memorie.
4 Dhjetor 2022, 20:08 -
12 nëntori nuk është 'nata e Shën Bartolemeut'!
Pasi kisha lexuar prononcimin fluturak me krahë të këputur megalomanie në mes të metropolit, të një ish Ambasadori që nuk kishte punuar hic në Diplomaci(sot zv.kryetar Partie i thëncin!), më saktë një prototip i lerë e rritur në puplat e grazhdit vezullues të kupolës sipërore të monizmit, një gjuhëshpëlarë që nuk e dëgjojnë dot as banorët e pallatit a të mëhallës, rashë në të thella.
10 Nëntor 2022, 20:24 -
Nanon nuk e rrëzuan 'Tëvërat', por zullumqarët rreth tij!
Vite më parë, pas 1997-ës zezonë kombëtare, kur Partia Socialiste kish fituar votat masive të elektoratit të majtë e përtej tij, e po drejtonte pushtetin legjislativ e ekzekutiv në Shqipërinë e katrahurës, botova shkrimin “Kam frikë nga hijet rreth Nanos !”.
6 Nëntor 2022, 21:03