Artan Laçi,i cili prezantohej si nën/drejtori i Aluizni në Tiranë, është marrë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit”, pasi u ka marrë shuma të konsiderueshe lekësh qytetarëve të ndryshëm, me shpresën se do i legalizonte banesat e tyre.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Laci, ka mundur të marë një shumë prej 10 milion lekë të vjetra, duke i mashtruar njerëzit se ishte nën/drejtori i Aluiznit dhe se do i ndihmonte në legalizimin e banesave. Por në fakt ai u ka marë lekët dhe një pjesë të dokumentave të fotokopjuara dhe në fund nuk ka bërë asnjë gjë, duke humbur çdo kontakt me qytetarët. Të ndjerë të mashtruar katër prej qytetarëve i janë drejtuar policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ku kanë depozituar kallëzim penal ndaj nën/drejtorit mashtrues të Aluiznit.

Sipas kallëzuesve në fund të muajit shkurt 2017 shtetasit e kallëzuar kanë patur takimin e fundit me Lacin duke i dhënë atij një total prej 3400 euro dhe 340 mijë lekë, por nga ajo ditë ai ndërpreu kontaktet. Të mashtruarit janë paraqitur në zyrat e Aluiznit aty ku janë interesuar për Lacin, por kur kanë mësuar se Artan Laci as kish punuar e as punonte në këtë institucion. Pas kësaj shtetasit e mashtruar i janë drejtuar policisë.

Dosja e prokurorisë
Shtetasi XH.K ka kallëzuar në organin e policisë se nëpërmjet shtetasit I.T është njohur me të pandehurin Artan Laci, i cili i është prezantuar si Nëndrejtor i Drejtoria së Përgjithshme të ALUIZNIT.Pas prezantimit kallëzuesi i ka kërkuar ta ndihmonte për të legalizuar banesen e tij.

I pandehuri Artan Laci, ka pranuar duke i kërkuar t’i jepte çertifikatën personale dhe familjare, vertetimin e banimit, fotokopjen e kartës së identitetit si dhe 60.000 lekë, sipas tij për të bërë pagesat përkatëse nëpërmjet bankës. Kallëzuesi, pasi ka përgatitur dokumentet, ja ka dhënë ato të kallëzuarit së bashku me shumën e lekëve.

Mbas rreth 20 ditëshi pandehuri Artan LAci, e ka telefonuar kallëzuesin dhe i ka thënë se i duheshin dhe 87.500 lekë. Kallëzuesi është takuar me të pandehurin në një lokal duke i dhënë shumën e lekëve të kërkuara. Ai pasi ka marrë lekët i ka dhënë disa formular për t’i firmosur.

Ata janë takuar dhe disa herë të tjera dhe i kallëzuari kërkonte herë pas herë lekë. Në total kallëzuesi pretendon se për legalizimin e banesës i ka dhënë shumën 320.000 lekë. Mbasi i ka dhënë shumën e mësipërme kallëzuesi ka shkuar tek zyrat e Aluinzit dhe ka pyetur tek informacioni për shtetasin e kallëzuar.

Atje ka mësuar se i Artan Laci nuk punonte dhe nuk njihej në ambjentet e Aluiznit. Duke u ndodhur para kësaj situate kallëzuesi i ka shkuar në banesë dhe e ka kërkuar.Të nersermen ata janë takuar dhe i kallëzuari ka premtuar se do t’i kthente lekët në datën 5 janar 2017. Gjithashtu kallëzuesi ka pretenduar se ky shtetas i ka marrë në njejtën mënyrë edhe shtetasit L.S shumën prej 100.000 lekë. I pandehuri Artan Laci është kallëzuar penalisht edhe nga shtetasi I.T dhe L.S.

Edhe këtyre shtetasve i kallëzuari në të njejtën mënyrë duke u paraqitur si Nëndrejtor i Aluiznit, duke nëshkruar formularë, u ka marrë përkatësisht, shtetasit I.T, shumën prej 3400 euro e 170.000 lekë, ndërsa shtetasit L.S shumën prej 170.000 lekë. Të dy shtetasit e mësipërm kanë shkuar tek zyrat e Aluiznit dhe aty kanë mësuar se i pandehuri Artan Laci, as nuk kishte punuar ndonjehrë aty dhe as njihej prej tyre. Në këto rrethana ata kanë depozituar kallëzim penal ndaj tij për vepren penale të “mashtrimit”. Perveç sa më sipër në datën 20 mars 2017 janë paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe shtetasit SH.M dhe L.S të cilët kanë depozituar kallëzim penal ndaj të pandehurit Artan Laci.

5.8 milionë lekë
Konkretisht shtetësja SH.M ka kallëzuar se në vitin 2015 është njohur me të pandehurin Artan Laci,i cili i është prezantuar si punonjës i inspektoriatit ndërtimor kombëtar dhe se kishte njohje tek ALUIZNIT. Ai i ka premtuar shtetases së mësipërme dhe bashkëshortit të saj se do t’i siguronte lejen e ndërtimit të banesës së tyre si dhe do të ndiqte procedurat e pronësisë së një, duke premtuar se dokumentin e pronësisë së tokës do ta bënte në emer të bashkëshortit të saj.

Kallëzuesja deri në muajin gusht të vitit 2016 i ka dhënë të pandehurit Artan Laci në total shumën prej 5.8 milion lekë me qëllim që ai të kryente të gjitha pagesat nëpër instituticione të ndryshme si Arshivë, Ipotekë, si dhe tek Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjatë muajit gusht të vitit 2016 kallëzuesja ka kuptuar se i pandehuri Artan Laci,po e mashtronte dhe e ka takuar duke i kërkuar t’i kthente lekët por ai vazhdonte duke i mashtruar, duke i mbajtur me premtime të ndryshme.

Mashtrimi 1.7 mln lekë
Shtetasi L.S ka kallëzuar se është njohur me të pandehurin Artan Laci,i cili i është prezantuar si punonjës i Aluiznit, në Drejtorinë e Përgjithshme.Ky shtetas i ka premtuar se do të bënte dokumentat e truallit të banesës e cila ndodhet në Kombinat-Tiranë. Për këtë qellim i ka kërkuar shumën prej 20.000 lekë. Kallëzuesi i ka dhënë shumën e kërkuar si dhe një kopje të kartës së identitetit dhe një çertifikatë familjare. Ai ka plotësuar një formular vetdeklarimi për aluizimin në emer të kallëzuesit. Më vonë i pandehuri A.L i ka kërkuar dhe 40.000 lekë duke premtuar se do të përfundonte punën e nisur deri në datë 25 tetor 2016.

Me kalimin e këtij afati i pandehuri Artan Laci,i ka kërkuar kallëzuesit një shumë tjetër, e konkretisht 60.000 lekë, duke pretenduar se i kishin dalë disa punë të paparashikuara. Kallëzuesi në total i ka dhënë shumën prej 170.000 lekë. Duke u bindur se po mashtrohej prej tij kallëzuesi ka shkuar tek zyrat e Drejtorisë së Aluiznit dhe aty ka mësuar se i pandehuri Artan Laci,nuk kishte punuar dhe as punonte tek kjo Drejtori. Ai ka arritur ta takojë atë. I pandehuri Laci, i ka kthyer shumën prej 70.000 lekë dhe i ka premtuar se pjesën tjetër do ta ja kthente brenda datës 5 janar 2017, por që në fakt nuk e ka kthyer. Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore në datë 20 mars 2017 është kryer ndalimi i tij për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”.

Tek zyrat
Të mashtruarit janë paraqitur në zyrat e Aluiznit aty ku janë interesuar për Lacin, por kur kanë mësuar se Artan Laci as kish punuar e as punonte në këtë institucion. Pas kësaj shtetasit e mashtruar i janë drejtuar policisë.

700 mijë lekë
I pandehuri Laci, i ka kthyer shumën prej 70.000 lekë dhe i ka premtuar se pjesën tjetër do ta ja kthente brenda datës 5 janar 2017, por që në fakt nuk e ka kthyer.


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com