SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”. Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.
Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.
Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.
Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.
Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr në SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 orë marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.