Në Izrael 'ziejnë' protestat, Netanyahu urdhëron dhe sulmin e Libanit! Bombardime të tjera në Nuseirat, 3 të vrarë, Jemeni përgjigjet me raketë

Në Izrael 'ziejnë' protestat, Netanyahu urdhëron dhe sulmin e Libanit! Bombardime të tjera në Nuseirat, 3 të vrarë, Jemeni përgjigjet me raketë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Izraeli po përgatiti një front të ri lufte: Atë ndaj Libanit dhe Hezbollah, në të njëjtën mënyrë siç veproi në Gaza.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një diskutim strategjik me zyrtarët e sigurisë se qëllimi është të fillojë një front lufte me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo u raportua nga Channel 13.

Zyrtarët e sigurisë besojnë se fronti verior kërkon një reduktim të forcave që luftojnë në Gaza. Sipas një ndihmësi anonim të Netanyahut, nuk është caktuar një afat kohor për transferimin, por ai mund të ndodhë brenda disa javësh ose disa muajsh, shkruan “La Repubblica”.

"Situata në veri nuk mund të vazhdojë. IDF duhet të përgatitet për një fushatë të gjerë në Liban", tha kryeministri.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten, më 27 shtator dhe të kalojë atë fundjavë në Shtetet e Bashkuara për festën hebraike të Shabatit. Lajmin e raporton “Ynet”. Netanyahu pritet të niset për në Nju Jork të martën më 24 dhe të kalojë pesë ditë në SHBA.

Ndërsa Hamasi propozon t'i lërë kontrollin e korridorit të Filadefit IDF-së deri në fund të konfliktit, kryeministri izraelit do të ishte i gatshëm, sipas mediave lokale, të zhvendoste trupat në veri për të sulmuar Libanin në një shkallë të gjerë.

Izraeli bombardon përsëri Nuseirat, 3 të vrarë! Jemeni i përgjigjet me raketë

Por hapja e një fronti të ri do të ndizte akoma më shumë konfliktet me trikëndëshin Hezbollah-Iran-Hamas.

Në anën tjetër, 3 palestinezë vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës orët e vona të mbrëmjes së shtunë (14 Shtator).

E njëjta zonë ku gjashtë zyrtarë të OKB-së vdiqën disa ditë më parë, pas një sulmi të mëparshëm ajror, raporton “Al Jazeera”.

Gjithashtu sulm ka pasur edhe ndaj territorit izraelit. Një raketë u lëshua dhe goditi në Izraelin qendror, por nuk u regjistrua asnjë viktimë nga sulmi. Autoritetet thanë se raketa u lëshua nga Jemeni, një tjetër shtet në armiqësi me Tel Avivin.

Demonstrata antiqeveritare në Tel Aviv, 15 të arrestuar

Nga ana tjetër protestat në Izrael sa vijnë dhe përshkallëzohen. 15 persona u arrestuan në Tel Aviv nga policia izraelite gjatë një demonstrate, me mijëra pjesëmarrës, kundër qeverisë dhe në favor të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi.

Kështu raporton gazeta ‘The Times of Israel’, duke cituar si burim Organizatën e Mbështetjes së të Paraburgosurve, e cila përfaqëson të arrestuarit. Disa prej tyre, sipas policisë, iu gjetën goma të copëtuara dhe një lëndë e dyshuar e ndezshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 15/09/2024 09:12

    Dhe politikanet tane i presin me lule dhe u lepihen ketyre maskarenjve gjakatare cifuteve te ndyre , vendi jone duhet ti nderprese maredheniet diplomatike me ata kriminel qe vrasin civile te pafajshem

    Përgjigju
  • Bim: 15/09/2024 08:35

    Me perfundu lufte ne Gaza perdundojn problemet edhe nr veri te shtetit terrorist por ku e ke ne Gen genocidin eshte normale qe nuk ndalesh. Nazistet ishin fillestar ne krahasim me sionistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja