Në janar vaksina antiCovid në farmaci, do kushtojë vetëm 3 euro

Ndërsa kanë mbetur ende 5 muaj deri në fund të këtij viti të vështirë e të brishtë, i cili do të hyjë në histori si viti i pandemisë nga Covid, duke e detyruar planetin të bllokohet dhe izolohet, duket se viti 2021 do të fillojë me shenjën e shpresës dhe rilindjes.

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Numri një kompanisë tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. Me pak fjalë, dy muaj para mbylljes së vitit, për t’i dhënë dritën jeshile ciklit të prodhimit dhe, natyrisht, marketingut në shkallë të gjerë.

Piero Di Lorenzo u shpreh se ‘meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur

Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci…

Kreu i Irbm theksoi se “Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine.

Di Lorenzo tha gjithashtu se ‘të parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrezikuara; personeli mjekësor-shëndetësor, policët, personeli i shkollave (i cili punon në kontakt me fëmijët), të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e mëparshme që, së bashku me një infeksion të mundshëm Sars-Covd-2 mund të rrezikojnë jetën.

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka surpriza, atëherë, në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët, 2-3 euro.

Kjo është arsyeja pse viti 2021 mund të na bëjë të "harrojmë" këqijat e 2020-ës. Planeti në 12 muaj do të jetë imun nga Covid-19.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 28/07/2020 20:40

    Vaksinen e kan pas gati por nuk kan dash me e nxjerrje

    Përgjigju
  • Tani: 28/07/2020 15:18

    Me 5G eshte kjo vaksina? Apo version i vjeter 4G?

    Përgjigju
    • Tani: 28/07/2020 17:13

      @Miti, sikur ta kuptoje cfare eshte sarkazma, do ishte mrekulli me e madhe akoma.

    • Miti: 28/07/2020 16:38

      Sikur te kishte dhe pak tru qe tu jepte shqiptareve si ty do kishte qene mrekulli.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar