Karantina ka qenë burim frymëzimi për shumë artistë, për të krijuar, shumë për gjendjen që ka shkaktuar koronavirus në shoqëri, e të tjerë për t'i 'folur vetes'.
Këngëtarja Fifi ka publikuar së fundmi një video me një tekst kushtuar 'vetes'.
'Më erdhi të shkruaj këto rreshta dhe në kushte shtëpiake e bëra një video ashtu si zakonisht i bëj demot e mia. Tag dikë që mund të gjejë veten në këto rreshta' shkruan këngëtarja, e cila gjithashtu para disa ditësh ka publikuar këngën 'Lezet' në bashkëpunim me këngëtaren shumë të dashur Remzie Osmanin.