Në karrocë me rrota prej vitesh punon si mekanik, 33-vjeçari Flamur Bala rrëfen në ‘Një nga ne’ energjinë dhe pasionin: Si i modifikova 80 makina

Energjia, optimizmi dhe forca për të përballuar çdo sfidë, e kanë shoqëruar Flamur Balën që në fëmijëri. Për emisionin “Një nga ne”, 33-vjeçari me aftësi ndryshe, tregon si është një ditë e tij e zakonshme.

“Gjëja më e mirë që kam, është vullneti për tu zgjuar herët”, thotë i riu duke vënë në dukje se njësoj si të tjerët, e ka ditën të vrullshme, me angazhime që përfundojnë deri në mbrëmje.

Ulja në karrige me rrota është ndër moment më të vështira, por Flamuri e ktheu dhimbjen në forcë. Kjo periudhë shërbeu si një pikë kthese për ta vlerësuar edhe më shumë jetën dhe për ta rijetuar në një tjetër formë. Me pozitivitetin që e karakterizon, të bën të reflektosh për mënyrën sesi duhet të përballemi me problemet.

“Njeriu sa më shumë piqet me problemet, aq më shumë pajtohet me to, sepse është e detyrueshme. Dikush që dashuron jetën, do të dashurojë të gjitha problemet, në kuptimin figurativ. Natyrisht që askush nuk i do problemet, por duhet t’i shohësh si një formë dashurie për jetën, pra çdo vuajtje ty të pjek, të bën më të fortë, më të vullnetshëm dhe të përparosh për jetën”, thotë ai.

Ka pak muaj që është bërë administrator pallati, modifikon makinat për personat me aftësi ndryshe, është aktivist dhe botues i një libri.

“Një person me aftësi ndryshe nuk është person me aftësi të kufizuar, por ka aftësi që ndoshta askush nuk i di sa të mëdha janë”, na thotë Flamuri duke dhënë shembullin e tij konkret që herë pas herë mendon si të kontribuojë në shoqëri.

Me çfarë vështirësh përballet një person me aftësi ndryshe në Shqipëri?  Si lindi ideja e Flamurit për të përshtatur frenat dhe gazin tek makinat e personave me aftësi ndryshe? Çfarë duhet të dini në lidhje me këto modifikime?Një histori që do t’iu bëjë ta vlerësoni më shumë çdo moment të jetës. Për më shumë ndiqni  emisionin “Një nga ne”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët