Edmond Goga, 33-vjeç është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë.
33-vjeçari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar akuzohet se para katër vitesh së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë.
Për këtë vepër penale Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar Gogën me 4 vjet burgim.
Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.
Njoftimi i policisë
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 33 vjeç, të lindur në Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.
Në vitin 2021, shtetasi E. G., në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.
Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.
Komente












