Një 35-vjeçar nga Shkupi i shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase, është arrestuar në pikën Kufitare të Morinës.
Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj.
"Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
-K. E., 35 vjeç, banues në Shkup.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit", njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









