Në kërkim nga policia për trafik armësh, por Fjolla Morina nuk frikësohet, takon aktorin e famshëm të Hollivudit

Fjolla Morina

Fjolla Morina po kërkohet nga policia shqiptare dhe ajo e Kosovës, pasi akuzohet për “trafik armësh”, si dhe për “thyerje të masës së sigurisë”. Pak ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Kosovë, ajo u arratis nga shtëpia ku ishte në arrest, në Kukës, dhe u largua në drejtim të paditur.

Gjatë arratisjes, Fjolla Morina ka mundur edhe të votojë, madje duke deklaruar votën për Albin Kurtin, ka festuar Shën Valentin si dhe ka “sfiduar” policinë që po e kërkon gjithandej.

Ajo vetë postoi shumë foto nga protestat e Kurtit dhe më pas duke festuar Shën Valentinin me bashkëshortin e saj Fisnik Syla, shkrujnë mediat sociale ne Kosove. Martesën e bënë publike pak ditë më parë, ndërsa së fundmi ajo ka gjetur “truprojën” më të ri. Ai është Steven Seagal, aktori i famshëm i Hollivudit, i njohur në filmat aksion.

Fjolla shkruan në Instastory, i ka thërritur dhe ai e ka pyetur nga është, ndërsa këngëtarja me krenari i ka thënë se është nga Shqipëria.

Fjolla Morina me aktorin turk dhe bashkëshortin

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Rama e Basha do të bëjnë kompromis për të ardhmen e Shqipërisë?

Komento

Komente

  • Iris: 14/03/2021 02:27

    Steven Seagal eshte aktor i dores se trete.Dikur, aty nga vitet 70-80-90' kur filmat me arte marciale te lindjes se larget, paten nje fare bumi kulturor ,ky aktor pati perkohesisht nje fare shkelqimi qe u shua se bashku me daljen nga moda te ketij lloj zhanri.Tani sic e shikoni, eshte katandisur ne nje hije te vetvetes,qe beri fame 5 min., kur vajti ne Rusi te takonte Putinin,sepse vetem ne vende te tilla i kane mbetur akoma disa admirues,sepse ne U.S.A.e kane harruar komplet.Tani e takoi dhe kjo mumja plake e ballsamosur me zhigolon qe mban nga pas.Meqe ra fjala,nese e ka takuar ne U.S.A,policia shqiptare ka mundesi ta mbertheje shume kollaj kete mumjen,po t'i beje kerkese FBI.

    Përgjigju
  • Portugezi: 13/03/2021 14:58

    Timo Flloko ishte portugez ndersa Kastriot Caushi nga Venezuela, te dy basketbollist shume te mire.

    Përgjigju
    • Loni: 13/03/2021 22:17

      Hahahaah o sa kam qesh... qebabhane eshte ketu niveli grass zero imorali Na Ben moral edhe rregullsia happy driven imorali sepse nuk e region njeri. Bravo I qofte edhe ne kerkim policior edhe jasht shtetit. Te fuck shtetin mbare e prape nje fiollushka morina!

    • 123: 13/03/2021 15:58

      Fantastik.... akoma po qesh..

  • korcari: 13/03/2021 13:53

    e bete turk stevan sigal ore se jeni media serioze ju te shqiptarja.com une ju lexoj gjithmone jeni me te miret po korigjojeni

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Berisha 'hedh në sulm' besnikun e tij, Tritan Shehu-SHBA-së: Lideri historik i PD promotori i Shqipërisë demokratike, u zgjodh nga qytetarët, do jemi bashkë në Kuvend