Tentoi të korruptojë punonjësit e IMT-së për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Tentoi të korruptojë punonjësit e IMT-së për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

ELBASAN- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK, u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi ka tentuar që të korruptojë zyrtarë të IMT-së për një ndërtim pa leje.

Policia vuri në pranga Gentain Bako, i cili në prill të këtij viti, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT-së në Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Gentian Bako, ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

‘Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Më 23 prill, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim kryeinspektori i IMT Elbasan Andri Mehja dhe inspektori Bujar Qajaj

Për të dy Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

Ata dyshohen se nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë para për këtë favorizim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim

Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim