Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

TIRANE Ish kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nga arratia ka dërguar në Gjykatën e Lartë kërkesën për pezullimin e dënimit dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit e cila më 23 dhjetor 2024 dyfishoi dënimin në 2 vite e 8 muaj burg.

Frrokaj i kërkon Gjykatës se Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Prej kësaj date Ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit që Gjykata e Apelit qe e riktheu në burg.

Ish zyrtari i lartë i duhet të vuaj 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e kishte dënuar me 1.4 vite burg.

Policia pasi ka marrë në dorë urdhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka  gjetur në banesë.Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat

Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat