Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023, për çështjen e inceneratorëve.
Afatet hetimore përfundonin në datë 21 qershor, ndërkohë që verifikimet e tjera që po kryen struktura e posaçme kanë bërë që dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.
Çka do të thotë që dosja, pritet të dërgohet në gjykatë në muajin shtator. Zgjatja e hetimeve i është komunikuar avokatëve mbrojtës të Arben Ahmetaj.
Më 24 korrik të vitit që lamë pas, SPAK shpalli zyrtarisht në kërkim ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, duke ngritur ndaj tij tre akuza, “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Ndërkohë që në muajin mars të këtij viti, SPAK i komunikoi ish ministrit të financave akuzat, përmes avokatëve të tij mbrojtës.
Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Për të njëjtën çështje, është marrë e pandehur edhe ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mancka, bashkëjetuesja aktuale Erjola Hoxha, për “fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Po ashtu, të pandehur janë marrë edhe disa biznesmenë.
Lajmi ne perditesim...
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
76.9%
-
Jo
16.6%
-
Ndoshta
6.5%
Vota total: 199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli
22 Korrik, 13:09
-
Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit
22 Korrik, 12:24
-
Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO
22 Korrik, 10:48
-
'Dosja 5D', ministri Arbjan Mazniku merret në pyetje nga SPAK
22 Korrik, 09:55
-
Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar'? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Dëshmon dhe xhaxhai: Përgjegjësia duhet kërkuar tek Berisha e Basha (VIDEO)
22 Korrik, 07:56
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet për 12 prej të akuzuarve, mes tyre Lefter Koka! U komunikon akuzën për shpërdorim detyre, pritet gjykimi
21 Korrik, 11:34
-
Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?
20 Korrik, 20:16
-
Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK
20 Korrik, 19:47
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Nesër faktet e reja në Report Tv
20 Korrik, 17:58
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit
19 Korrik, 15:29