Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar në Cërrik.

Gjykata e Pejës i ka caktuar arrest me burg për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

I riu pritet të ekstradohet drejt Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:

A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.