Fier, biznesmeni i pastrimit të parave me laborator kanabisi dhe pasuri miliona euro

Vladimir Çilotaj i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Fierit për pastrim parash, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Vladimir Çilotaj në 10 maj të këtij viti është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishte krijuar një laborator kanabisi në fshatin Mbrostar.

Lidhur me laboratorin gjigant të kanabisit, Policia tha se toka dhe godina ishin në pronësi të Vladimir Çilotajt. Ky ambient ishte përshtatur për të kultivuar kanabis me llamba dhe pajisje të tjera, por brenda tij nuk u gjet kanabis. Policia tha se ishte përgatitur terreni për kultivimin e kanabisit. 

Report TV ka arritur të sigurojë ekskluzivisht listën e të gjitha pasurive të paluajtshme që janë sekuestruar nga Gjykata e Fierit. Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, përfshirë edhe kompanitë që ata kishin “Ladi 2008” dhe “Çilotaj LTD”, kanë më shumë se 94 apartamente në pronësi.

Vetëm në Vlorë ata janë pronarë të 80 apartamenteve, ndërkohë që kanë banesa edhe në Fier, Sarandë, Durrës dhe Tiranë. Gjithashtu, vëllezërit Çilotaj kanë me dhjetëra troje në Fier, Vlorë dhe Tiranë, pasuri të cilat pjesa më e madhe janë të bllokuara nga bankat e nivelit të dytë. Në pronësi të Çilotajve janë edhe 31 automjete, të cilat gjithashtu janë sekuestruar me vendim gjykate.

Godinat tokat e vëllezërve Çilotaj ka rezultuar se ishin në bllokuara nga bankat, kur janë kryer verifikimet nga Prokuroria. Po kështu Vladimir e Shpëtim Çilotaj si dhe kompanitë që ata kishin kanë kredi në bankat e nivelit të dytë më shumë se 2 milionë euro. Dyshohet se vëllezërit Çilotaj kanë marrë informacion për hetimet që po bëheshin për pastrim parash, por edhe për laboratorin e drogës.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet edhe për dekonspirim të aksioneve. Për sa I përket skemës së pastrimit të parave dyshohet se vëllezërit Çilotaj duke bashkëpunuar me pronarin e pikës exchange Xhevair Troka, bënin transaksione me vlera të larta, për të legalizuar para që mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.


Disa nga pasuritë e bllokuara të Çilotajve

PDF/ Të gjitha pasuritë e Çilotajve që janë bllokuar (klikoni që të hapet dokumenti)

Ora 11:55
FOTO/ Një nga kompanitë e biznesmenit, 'Çilotaj LTD'
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Dritan: 03/06/2018 20:41

      Shefi i kompanisë Kurum do të jetë shumë keq për këtë lajm.

      Përgjigju
    • cim: 03/06/2018 19:26

      dihet botnisht qe keta jan marr me trafik narkotikesh.kompanine e tyre e kan pas per pastrim parash

      Përgjigju
    • Bravo fieri nga vlora: 03/06/2018 15:03

      Fieri nga vlora eshte plotesisht I sakte sekseri maks haxhija ben ndermjetsine ndermjet trafikanteve te droges dhe grupit struktural SHTETEROR .... Rama XHAFAJ Tahiri

      Përgjigju
    • Geri: 03/06/2018 14:55

      SI DUKET KETA QE ARRESTOHEN NUK KANE LIDHJE ME ED RAMEN AGRON XHAFEN DHE TAHIRIN PRANDAJ ARRESTOHEN PO PAGUAN ED RAMEN DO TE LEROHEN

      Përgjigju
    • AAA: 03/06/2018 14:07

      E nxirni dhe kete te pafajshem si nxoret dhe ate plehren tjeter fierakun Kajolli

      Përgjigju
    • Berti: 03/06/2018 13:54

      Po po bllokojani dhe lirojani prape sic bete me Kajoolin e F. Mediut qe ka per te shlyer ne itali 40 vjet denim. Sic bete me Gjoka te Olldashit ne shijak. Sic po veni me te gjitha. Show per momentin, te shohim me vone.

      Përgjigju
    • FIERI NGA VLORA: 03/06/2018 12:53

      ATA MARRIN AVOKAT MAKS HAXHINE E TAHIRIT NDAJNE CA PARA ME RAMEN PER FUSHATE DHE PAS DY VJETES JANE DEPUTETE OSE MINISTRA SI TAHIRI .

      Përgjigju
    • Llesh Frrok Zef Fran Uce Kolaj: 03/06/2018 12:53

      Rrnofte Berisha qe bani te pasun shqiptaret

      Përgjigju
    • Berti: 03/06/2018 12:31

      Mos i tregoni kot se prape do ja ktheni mbrapsht njelloj si Kajollit qe eshte denuar me 40 vjet ne Itali, njelloj si Gjokes se shijakut etj.

      Përgjigju
    • populli: 03/06/2018 12:03

      bravo pere punen n.q.s se do kishte punuare dhe PD kshu si keta nuke do kishime keto probleme po ata e kane mendjen vetem pere rremuja

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja