Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina nga Dibra janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë.
Niko Sina alias Fasli, 49 vjeç dhe Afrim Sina alias Andon, 52 vjeç, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitete të rreme.
Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Kushërinjtë akuzohen se në 22 shtator të vitit 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S, në Komunën Griciniano d’Aversa për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme. Pas vrasjes, dy autorët u zhdukën pa gjurmë dhe përdorën identitete të rreme për të mos u zbuluar nga policia.
Njoftimi i policisë
Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.
Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.
Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.
Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:
Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç;
Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.
Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Dy kushërinjtë Niko (Faslli) Sina dhe Afrim (Andon) Sina, nga Dibra, të dënuar për vrasje u ekstraduan mëngjesin e kësaj të premteje nga vendi ynë drejt Italisë.
Ata zbarkuan në Aeroportin e Fiumicino në Romë të shoqëruar në pranga nga agjentët e Interpolit të Italisë dhe Shqipërisë.
Kushërinjtë akuzohen se në shtator të vitit 1999, kanë vrarë një shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Komente








