Interpol  Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Greqia i cili akuzohet për vepren penale 'vrasje me dashje e mbetur në tentativë' ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas policisë shtetasi në fjalë  K.S, 40 vjeç rezulton banues në Lezhë.  Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penal për të cilat akuzohet.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth  ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Ndërkohë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina  u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.