Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit të shkuar.
Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se në qershor të 2025-ës së bashku me të vëllanë ende në kërkim kanë goditur me qytën e pistoletës, dy persona të tjerë si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të plagosur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
-S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
_____________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











