Në kërkim të Astrit Dajës, u zhduk pasi iku drejt Italisë me gomone

Astrit Daja pati emigruar që herët drejt Italisë me eksodin e parë që prej vitit 1990. Ai u nis nga Vlora me anije ndërsa me të mbërritur në Itali u vendos në një kamp në Brindizi, aty ku ndodheshin me qindra emigrant të tjerë shqiptarë. Familje të shumta italiane ofruan ndihmën e tyre ndaj emigrantëve shqiptarëve disa prej të cilët u morën dhe u strehuan në shtëpitë italiane.

Kështu ndodhi dhe me Astritin. Ai jetonte në një familje italiane të cilët kishin edhe një djalë. Luigi dhe Astriti jetonin bashkë si dy vëllezër. 4 muaj qëndrimi në këtë familje dy të rinjtë pësojnë aksident me motor. Me të kaluar këtë gjendje pas aksidentit, Astriti kthehet pranë familjes së tij në Shijak. Qëndron pak muaj dhe riniset në Itali, kësaj here me gomone, për tu vendosur në Fogia, atje ku dhe fillon punë në një fabrikë. Në katër vite qëndrimi atje nuk arriti të pajisej me dokumenta ndaj në vitin 1995 vendos të kthehet në Shqipëri. Një vit më pas familja e prezanton me Ermirën.

Ajo që të ishte e fejuara e tij më pas. Ai do të largohej drejt Italisë dhe më pas do të merrte dhe të fejuarën, ky ishte plani i tyre. Para se te vendoste të largohej i kishte dhënë të motrës një numër kontakti italian që të mund ta merrte kur të mbërrinte në Itali. Më 16 nëntor të vitit 1997 Astriti u nis nga Golemi me gomone, por ate dite ishte kohë me shi dhe deti ishte me dallgë. Në mbrëmje bëhet public lajmi se ndodhi një tragjedi. Të alarmuar familjarët u nisën për të marrë informacion por në listat e të mbyturve nuk ishte emri i Astritit. Ndërsa skafisti tregoi se në gomone kishte ndodhur dhe një vjedhje telefonash.

Dyshimet se ku ndodhej Astriti dhe se telefoni i tij bie ende mban me ankth familjarët. E motra Merita me numrin e telefonin që i la i vëllai i ka rënë ndërsa i bie ende dhe sot:

Në vitin 1997 nga numri italian u dëgjua zëri i një burri, por më pas telefonata shkëputet.

Në vitin 2017 Merita dëgjon një afshamë dhe pas disa minutash mbyll telefonin.

E motra i shkruan mesazh ku i thotë se cfare mbante mend nga Shqipëria. Dikush i pergjigjet me një foto përëndimi në det

Në gusht të vitit 2018 Merita dallon vetëm një dritë të zymtë si në errësirë shoqëruar sërish me një afoshamë, telefonata ndërpritet…

Bashkë më misterin që mbajnë këto sinjale të cuditshme për familjarët…

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie