Në kohën e Mbretit Zog, akademiku sjell me zë e figurë videon e rrallë: Nga jugu në veri, si këndohej himni kombëtar në 1929-ën

Akademiku dhe etnomuzikologu Vasil Tole ka publikuar një filmim të rrallë të 93-viteve më parë. Në të, një grup polifonik këndon Himnin Kombëtar, ndërsa në fund brohoritet njëzëri “Rroftë Shqypnia!”. Kujtojmë që në këtë kohë Shqipëria udhëhiqej nga mbret Ahmet Zogu, dhe në sfond të videos, vijnë edhe grimca të asaj periudhe.

“Në 150 vjetorin e lindjes së Asdrenit kemi kënaqësinë t'ju paraqesim për të parën herë Himnin Kombëtar "Rreth flamurit të përbashkuar", të kënduar me zë dhe figurë, në një filmim të rrallë që i takon vitit 1929. Grupi i veshur me veshje popullore kombëtare, nga jugu në veri këndon Himnin Kombëtar me thjeshtësi e bukuri mahnitëse”, shkruan Tole. 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?