Në krah të Monika Kryemadhit, ky është këshilltari bashkiak i Partisë së Lirisë që u arrestua në Elbasan për shitje droge (FOTO)

Në krah të Monika Kryemadhit, ky është këshilltari bashkiak i Partisë së Lirisë që u arrestua në Elbasan për shitje droge (FOTO)

1705947784_frankohaklija.PNG

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”. Në foton e siguruar, Hakilja shihet krah deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. 

Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.


Lajmi kryesor:

'Tempulli 2' / Në Elbasan arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë! Në Fier anëtari i fisit të të fortëve (EMRI)


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur