Në lidhje me qershitë e Dibrës dhe tregu i shitjes

Në lidhje me qershitë e Dibrës dhe tregu i shitjes

Rama në plantacion qershie në Dibër

Duhet t'i themi disa gjëra siç janë! Kultivimi i qershisë në Dibër është në nivelet amatoriale e kjo lidhet me shumë faktorë !

- Dibra ka një histori të gjatë në lidhje me kultivimin e këtij fruti, por është akoma në nisma individuale, sporadike! Mungesa e gjatë e pronës private, periudha e gjatë e Regjimit që prona ishte publike dhe tregu ishte totalisht shtetëror, ka bërë që ky sektor të mos ketë risi të mëdha e po ashtu as eksperienca të rëndësishme!

- ekspertët e bujqësisë mungojnë totalisht, këtë duhet ta bëjnë teorikisht drejtoritë rajonale, por të ndodhura përballë faktit të kryer e duke besuar tek nisma e lirë private kanë një rol shumë të vogël ose thuajse inekzistent!

- pronarët e tokave që janë marrë e po merren me frutikultur, blejnë me nisma personale fidanët, ndoshta kanë siguruar ndonjë fond për mbjelljen e tyre, që shumë herë është i pamjaftueshëm, por nuk kanë asnjë garanci për konsulencë të specializuar në trajtimin e drurëve frutor, por edhe në trajtimet e nevojshme/domosdoshme që nga lulet e frutit e deri tek vjelja e frutit

- nuk ka bashkim pronarësh tokash dhe këtë aktivitetin e kultivimit nuk e trajtojnë si një biznes të mirëfilltë, sepse duhet të kenë menaxher për shitjen, promovues të frutit tek klientët e po ashtu edhe juristë që hartojnë e garantojnë kontrata paraprake për shitjen. Kultivuesit e frutave akoma besojnë në shitjen e orës në fundit duke dalë fizikisht në treg e në mënyrë spontane.

- kultivuesit e frutave në shumicën e rasteve, përtej dëshirës që kanë për të prodhuar e shitur, në kuptimin e fondeve në dispozicion dhe po ashtu edhe për transportin, janë të varfër e nuk kanë mundësi reale as të garantuar prodhim cilësor e aq më pak për të garantuar shitje efikase

- çfarë duhet të bëj shteti? Shteti përtej faktit se duhet të respektojë nismën e lirë, ai duhet të vendos ekspert për këshilla teknike e po ashtu duhet të nxis me fonde që prodhuesit të kenë në posedim makineritë dhe teknologjitë e domosdoshme për shitjen!

- nuk mund të konsiderohet biznes prodhimi e shitja e frutave, nëse ai që i kultivon nuk ka ndërtuar një magazine sipas standardeve, nëse nuk ka mjete edhe frigoriferike për të bërë transport edhe me distanca të mëdha!

Eksperienca e deritashme amatoriale në sektorin e frutave për dibranët ka qenë një shkollë e domosdoshme, sepse nuk kishin as eksperiencën e nevojshme, përtej faktit të dëshirës për të prodhuar sa më shumë! Sasia duhet të shoqërohet edhe me cilësinë! Është momenti që dibranët ta konsiderojnë tokën si mundësi reale fitimi dhe kultivimin apo prodhimin si një biznes të mirëfilltë!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale