Sot Shkodra përkujtoi katër martirët e 2 prillit, Arben Brocit, themelues i PD, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës të cilët u vranë në revoltën kundër regjimit komunist në qytetin e Shkodrës, një ngjarje që u shoqërua me incidente të shëmtuara e akuza të forta politike nga ana e Partisë Demokratike.
Që në nisje të ditës, në memorialin kushtuar martirëve bënë homazhe përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës duke vendosur kurora me lule të bardha.
Por demokrati Selami Hoxha humbi toruan nga pamja e kurorave të Bashkisë, kur bashkë me eksponentë të tjerë të PD-së i përdhosi ato dhe i hodhi tutje duke akuzuar socialistët si pasardhës të komunizmit që sipas tij nuk duhen të vendosin kurora në memorial.
Pas përdhosjes së kurorave, punonjës të shërbimeve të bashkisë Shkodër u përkujdesën për t'i marrë duke i sistemuar në një tjetër vend.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci reagoi me një mesazh publik duke kujtuar se liria është një e drejtë që duhet mbrojtur çdo ditë.
“Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë”
Pas këtij incidenti, pranë Memorialit bëri homazhe edhe Sali Berisha, i cili në fjalën e tij, e shfrytëzoi rastin për të bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama
“3 vite para se martirët e 2 Prillit të flijoheshin në këtë shesh dhe mbi 87 qytetarë të Shkodrës të plagoseshin në një masakër të vërtetë nga falangat e krimit, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, skulptori kriminel komunist, firmosnin varjen në litar të një poeti disident dhe varjen në publik si akt urrejtje ndaj tij sepse ai kishte shkruar vargje për Kosovën, sepse ai kishte shkruar vargje për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për dinjitetin e tyre. Vargjet për frymën e Helsinkit që shpresonte se do frynte në viset tona. Sot, pas 35 vitesh në pushtet është bastardi i tij, është Edi Rama, i cili në shembullin më të zi të baballarëve të vet ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Përdor pushtetin për t’u pasuruar. Përdor pushtetin për të legjitimuar vjedhjen, plaçkitjen e shqiptarëve, për të shndërruar votën në një farsë të shëmtuar” tha Berisha.
Berisha e lidhi ngushtë misionin e katër martirëve me atë që ai pretendon se ka Partia Demokratike: rikthimin sipas tij të votës së lirë.
“Në këtë kuadër, kurrë më shumë se sot nuk është aktuale, nuk është më aktuale, më frymëzese, sakrifica e martirëve të 2 Prillit, martirëve të votës së lirë. Ndaj dhe ne jemi të betuar, PD është e betuar se misioni i saj kryesor është rikthimi i votës së lirë tek shqiptarët. Kam besim të madh se Shkodra do të përmbushë këtë mision më mirë, më me vendosmëri se çdo qytet tjetër i këtij vendi. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, i ka bërë kombit shqiptar gjëmën më të madhe” tha ai.
Duke kujtuar sakrificën e atyre që protestuan kundër regjimit, Berisha u bëri thirrje shkodranëve të pranishëm që të ngrihen në një 'kryengritje paqësore' kundër qeverisë së Edi Ramës te cilin e akuzoi edhe se po bllokon integrimin ne BE.
“Edi Rama, për vjedhjet e tij, i bllokon Shqipërisë dyert e Europës dhe i tregon derën e Beogradit. Premtoi pasaportën evropiane dhe tani ofron pasaportën e Beogradit. Tani kërkon, për të mbajtur pushtetin dhe karrigen, të mos bëhemi anëtarë të BE, por të kemi tregti dhe lëvizje të lirë. Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që guxon të hartojë ligje mburojë për vjedhjet e tij. Miq, beteja kundër hajdutëve të pushtetit është sot beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i madh i shqiptarëve. Beteja kundër hajdutëve kundër pushtetit është beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Ftoj qytetarët e Shkodrës, mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e tyre përfundimtar” tha Berisha.
Mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër shënoi masakrën më të dhimbshme te komunizmit. 4 djem te rinj, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Arben Broci dhe Besnik Ceka u vranë ne shesh dhe 58 të tjerë u plagosën. Shkodranët, të revoltuar nga mungesa e ndryshimit ne zgjedhjet e 31 marsit, dolën në rrugë për të kërkuar liri dhe demokraci, por u perballen me regjimin gjakatar ne grahmat e tij te fundit. Keto vrasje nuk u zbardhen kurrë.
Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar më 21 tetor 2024 nën akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, përkujtoi sot ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Në një postim në Facebook, Meta kujtoi sakrificën sublime të katër martirëve të demokracisë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.
“Sakrifica e tyre sublime, bashkë me shpirtin e pathyeshëm të Shkodrës antikomuniste, mbetet një udhërrëfyes i përhershëm në përpjekjet tona për të mbrojtur, me çdo kusht, lirinë, pluralizmin politik, votën e lirë dhe dinjitetin e çdo shqiptari” shkroi Meta.
Në të njëjtën linjë si aleati i tij Sali Berisha, Meta e shfrytëzoi këtë ditë për t’i kujtuar Shkodrës se mbetet burim frymëzimi në rrugëtimin e opozitës drejt lirisë.
“Në një kohë kur liritë dhe të drejtat themelore janë më të rrezikuara se kurrë, amaneti i katër Martirëve na thërret të bashkohemi kundër Narkodiktaturës, që po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe që meriton të shembet nën këmbët e sovranit. Shkodra ka qenë dhe do të mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi në rrugëtimin tonë drejt Lirisë dhe Demokracisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit” shkroi Meta.
Kurorat e vendosura nga bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve u hoqën me dhunë nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm në ditën e sakrificës së Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
I revoltuar, demokrati Selami Hoxha i përdhosi kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje, duke kundërshtuar vendosjen e tyre nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Sipas tij, socialistët nuk duhet të vendosin kurora në këtë memorial, pasi i konsideron si pasardhës të regjimit komunist që vrau katër dëshmorët e demokracisë
Pas incidentit, në vend ndërhynë punonjësit e shërbimeve të bashkisë, të cilët morën kurorat dhe i sistemuan në një tjetër hapësirë.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Edhe në vitet e shkuara, përkujtimet e 2 Prillit në Shkodër janë shoqëruar me përplasje të ngjashme të iniciuara nga militantë të PD-së.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci reagoi me një mesazh publik.
“Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë”
Edhe këtë herë, PD e ktheu 2 Prillin në Shkodër nga një ceremoni përkujtimore në një momenti të shëmtuar tensioni politik.
Komente












Thone qe vrasesi kthehet gjithmone ne vendin e krimit
Përgjigju