Një punonjës i ambasadës izraelite në Pekin është goditur me thikë dhe ndodhet në spital, sipas një njoftimi të ministrisë të jashtme të vendit. Ata raportuan se ngjarja ndodhi në një qendër tregtare.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihen motivet e sulmit. Kina nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me ngjarjen, raporton agjencia e lajmeve indiane deccanherald
Ministria e Jashtme ka lëshuar një deklaratë për gazetarët duke thënë se sulmi nuk ka ndodhur në bazën e ambasadës.