Pak ditë para festës së Pavarësisë, në Vlorë kanë përfunduar punimet për shkollën e re “Marigo Posio”, që mban emrin e atdhetares shqiptare, e njohur si gruaja që qëndisi flamurin e ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se tashmë po mobilohen klasat për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit.
Krahas klasave me kushte bashkëkohore, shkolla e re ka edhe palestër dhe ambiente të tjera sportive për fëmijët.
“Në muajin e flamurit gati shkolla e re që mban emrin ‘Marigo Posio’ në Vlorë, e cila do të mirëpresë me ambiente bashkëkohore, nxënësit dhe mësuesit e saj.
Punimet kanë përfunduar ndërsa po bëhet edhe mobilimi i klasave për të rifilluar mësimin në shkollën e re, ku bashkë me palestrën dhe ambientet e tjera sportive është kthyer në një shkollë në model për fëmijët e Vlorës”, shkruan Rama.
-
Vetem dy verejtje kam:1-Ngjyra jashte sikur e kane lyer me leng panxhari te kuq.2-Salla e laboratoreve me ato tavolinat e ato lavamanet me rubinet si salle autopsie.Kreepy!
Përgjigju












Komente
Komento