Në nderim të Pele, Santos heq nga qarkullimi fanellën me numrin 10

Në nderim të Pele, Santos heq nga qarkullimi fanellën me numrin 10

Pele

Santos ka vendosur të heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10 për vitin 2023. Pas vdekjes së Pele që ka qenë ikona e klubit brazilian, asnjë nga lojtarët e klubit vitit që vjen nuk do veshin fanellën me numrin 10 që e ka mbajtur "Mbreti". Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit në Santos, Andres Rueda .

Ditën e djeshme familja e Pele kërkoi që kjo fanellë t’i kthehej mbrapsht dhe brenda pak orësh morën menjëherë një përgjigje fillestare. “Tani për tani, në vitin 2023 përdorimi i numrit 10 është pezulluar. Më vonë do të flasim për këtë me Këshillin dhe do të shohim nëse do ta tërheqim fanellën përgjithmonë”, tha Andres Rueda.

Për momentin fakt është se “pronari” i fanellës me numrin 10 te Santos, Yeferson Soteldo do të duhet të ndryshojë numrin. "Të veshësh dhe të kujdesesh për fanellën tënde me dashuri dhe respekt është një mision që më nderon", shkroi venezueliani në profilin e tij në Instagram pas vdekjes së Pele.

S.Dh/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat