NASA nderon legjendën e futbollit, i kushton Pele-së foto të një galaktike me ngjyrat e Brazilit

NASA nderon legjendën e futbollit, i kushton Pele-së  foto të një galaktike me ngjyrat e Brazilit

Fotoja që i kushtoi NASA futbollistit Pele

NASA nderon yllin e futbollit brazilian, Pele duke i kushtuar një foto të një galaktike në Twitter.

Agjencia hapësinore amerikane ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar dhe të dashur nga të gjithë, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare.

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, në moshën 82-vjeçare. Prej 1 muaji ai ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo (Brazil) nga ku kurohej prej kancerit në zorrën e trashë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë