'Në nevojë jemi bashkë! Rama shpërndan mesazhin e Bashës për tragjedinë e tërmetit

Politika shqiptare ka lënë ndasitë duke u bashkuar për të përballuar tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës duke lënë mbi 40 viktima, shumë të plagosur, ndërsa fati i disa të tjerëve ende nuk dihet akoma nën rrënoja. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetin social Twitter mesazhin e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së i cili në ditën e Pavarësisë shprehet se pavarësisht ndasive tona, në orë nevoje, si kjo e tërmetit tragjik ne jemi një komb i bashkuar.

"Mëngjesin e së martës ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107-vjetorin e pavarësisë një tërmet i tmerrshëm goditi vendin. Ende nuk e dimë përmasat e plotë të dëmeve, por ajo që dimë është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur jetën në rrënoja tragjikisht, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet tona janë me ata që vuajnë dhe familjet që përjetuan dhimbjen me të madhe. Ditën e pavarësisë nga zemra e kombit tonë kullon gjak, kjo që përjetuam është një kujtesë për të gjithë ne sesa e brishtë është jeta dhe sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti dhe për të përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Kemi përjetuar disa prej orëve më të vështirë, por kemi parë më të mirët e njerëzve tanë. Njerëzit u sulën për të ndihmuar pa u menduar dy herë. Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë. Me gjithë ndasitë tona, ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe dhimbsuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë, Shqipëria e njerëz me zemër të madhe dhe forcë të pashtershme. Në vend të festës së pavarësisë një komb i lënduar është i kërrusur nga humbja e jetëve. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë me dashuri për njëri tjetrin. Zoti u bekoftë" thotë  Lulzim Basha në mesazhin e tij.  

 

Mesazhi i Lulzim Bashes i shperndare nga Edi Rama ne Twitter

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës