Në një orar dhe në një ditë, agjenda për dy javët e fundit në Kategorinë e Parë

Në një orar dhe në një ditë, agjenda për dy javët e fundit në Kategorinë e Parë

AF Elbasani - Korabi

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë. Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00. Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj. Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

3-6

4-5

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.

Më poshtë edhe kalendari i plotë:

Kategoria e Parë / Java 32

Elbasani – Tomori                                04.05.2024                                16:00

Vora – Bylis                                            04.05.2024                                16:00

Flamurtari – Luzi 2008                       04.05.2024                                16:00

Apolonia – Besa                                     04.05.2024                                16:00

Lushnja – Kastrioti                               04.05.2024                                16:00

Korabi – Burreli                                     04.05.2024                                16:00

Kategoria e Parë / Java 33

Kastrioti – Korabi                                   08.05.2024                               16:00

Tomori – Lushnja                                   08.05.2024                               16:00

Besa – Flamurtari                                   08.05.2024                               16:00

Burreli – Apolonia                                  08.05.2024                               16:00

Luzi 2008 – Vora                                    08.05.2024                               16:00

Bylis – Elbasani                                       09.05.2024                               16:00

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit