TIRANË- Në Partinë Demokratike duket se nuk ka fund komedia, kjo pasi për të njëjtën çështje kanë propozuar dy rezoluta të ndryshme në Kuvend. Jo vetëm dy kryetarë, dy Kuvende e dy këshilla kombëtarë, por Partia Demokratike edhe propozimet i bën të dyshe për të njëjtën çështje. Situata qesharake në selinë blu, ka arritur në limitet e komikes, e tashmë po bëjnë një ‘luftë rezolutash’.
Pas PD-së së Enkelejd Alibeajt i cili depozitoi mesditën e sotme një projekt-rezolutë në Kuvend për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë edhe Grupi i Rithemelimit i Sali Berishës ka propozuar njëjtën projekt rezolutë në Kuvend. Në rezolutën e depozituar nga grupi i Rithemelimit, që u bë publike sot, kërkohet që Kuvendi të miratojë rezolutën që dënon genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut. Rithemelimi kërkon që Kuvendi ta miratojë këtë rezolutë në prag të 23 vjetori të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s. Po ashtu kërkohet që data 15 janar të shpallet si dita e kujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë projekt-rezolutën e cila qe premtuar më herët nga PD. PD e Alibeajt njofton se Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës.
Miratimi i një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë ka qenë një kërkesë zyrtare e Kosovës, përmes presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Osmani gjatë vizitës në Tiranë më 17 dhjetor të vitit 2020, u ka bërë thirrje bashkëkombësve deputetë që edhe Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si ai i Kosovës të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Osmani u shpreh gjatë fjalës saj se Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territore, ndërsa akuzoi këtë të fundin për gjenocid. Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Ilir Meta, Vjosa Osmani kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, ku do të dënohej gjenocidin serb në Kosovë.
"Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për krimet serbe në Kosovë dhe ka kërkuar që ata që e kryen gjenocidin të dalin para drejtësisë. Është krejtësisht e natyrshme që të presim që Shqipëria të jetë vendi i dytë që ta bëjë këtë, pas Kosovës,” theksoi Vjosa Osmani.
Gjatë 2 dekadave të fundit Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës. Se çfarë do të ndodhë me këtë propozim të PD ende është e paqartë. (Ishte Sali Berisha i cili disa javë më parë tentoi të sajonte një kauzë të re politike, në përpjekje për dhe futur në kurth mazhorancën. Bëhet fjalë për propozimin e rezolutës nga ‘Rithemelimi’ i Berishës për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Berisha u kujtua pas 27 vitesh për rezolutën, duke përdorur një nga masakrat më kobshme në Ballkan, për interesat e tij politike.
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rezolutë për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj mësohet se ka dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë këtë rezolutë e cila qe premtuar më herët nga PD.
PD njofton se Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës. Ajo bazohet në raportin e Reporterit Special të OKB-së A/53/322 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dt. 11.09.1998, për vrasjet dhe ekzekutimet e banorëve shqiptarë në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve; sikundër dhe në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Sesionin e 53-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR.19, dt. 9 korrik 1999, për fundshekullin e 20-të “nën retë e zeza të gjenocidit”, e që karakterizohet edhe nga “fushata e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe në Kosovë, që duket se ka vetëm një qëllim: të dëbojë nga Kosova ose të vrasë sa më shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar të drejtat themelore për jetën, lirinë dhe sigurinë”.
"Rezoluta i referohet krimeve të kryera nga forcat serbe përmes një fushate të planifikuar dhe institucionalizuar në rang shtetëror me qëllim zhdukjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike, që rezultoi me dëbimin e rreth 1 milion personave (shoqëruar me konfiskimin e dokumenteve të identitetit, automjeteve apo çdo lloji tjetër me qëllim shkatërrimin e dëshmive për identitetin dhe përkatësinë e tyre shtetërore), vrasjen e rreth 12 mijë civilëve të pambrojtur nga të gjitha etnitë, mes të cilëve 1392 fëmijë dhe 1739 gra;
Gjithashtu në bazën e saj janë 100 masakrat kolektive të evidentuara ndaj popullsisë civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë, me shkatërrime të vendbanimeve dhe shtëpive në shumë qytete e fshatra në territorin e Kosovës; duke pasur parasysh tmerret e këtyre akteve brutale ndër të cilat përfshihehn djegien e gjallë në prani të të familjarëve, vrasjen mizore të fëmijëve, grave dhe të moshuarve si në Likoshan, ku nga 28 Shkurti deri në 1 Mars 1998 pati 24 viktima civile", thuhet në njoftimin e PD.
Qe te gezohen keta tipa prej leshi, duhen miratuar nga 20 rezoluta ne jave ndonese kane kaluar mbi 20 vjet qe kane ndodhur dhe miratuar keto genocide
PërgjigjuKeta qe,duke bashkepunuar me serbet,duke ju ofruar derivate, kane shkaktuar deme ne njerez e ne vlera materialee shpirterore,Sot po dalin "atdhetare" dhe deklarojne ne Kuvend rezolute,a. per gjenocid ne ZSrebrenice,tani ne Kosove e ndoshta edhye ne Ukraine e tutje.Ec e mos ju prano "vlera njerezore e dem0pkratike" ne nivel kombetar e nderkombetare.
PërgjigjuTe pakten komikja te ben te qeshesh. Por cti bejme tragjikes se PS qe nuk miraton rezolutat ndaj genocidit serb???
PërgjigjuNe fakt PS ka qene ajo qe ka mirratuar mbi 14 rezoluta kur gjenocidi ndodhte dhe Saliu me PD'ne i bojkotonte.
Nuk eshte komike,eshte per te ardhur keq.Dy gjela,plaku dhe i riu qe kerkojne majen me te larte te plehut dhe zoterimin e kotecit.Gjykata ka per t'i dhene fund kesaj farse.
PërgjigjuKeq e me keq do perfundojne..I ka zene haku i popullit
Përgjigju