Në pikëpyetje konsensusi për zgjedhoren! Pas moratoriumit për gjyqtarët e Kolegjit, opozita 'kapet' pas 15 marsit: Shumë vonë!

TIRANË - Kërkesa që opozita joparlamentare shtroi dje për moratorium 4-vjeçar të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, në dukje e papritur, duket të jetë vetëm hapi i parë i një taktike që opozita e bashkuar po ndërmerr për të lënë në mes konsensusin e arritur në tryezën për reformën zgjedhore. E konsideruar pika kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një nga kushtet e Bundestagut gjerman për t'u ndërmarrë ky hap i rëndësishëm, opozita e bashkuar po jep shenjat e para se reforma zgjedhore do të mbetet vetëm në tryezë, pa shkuar për votim në Parlament si paketë konsensuale.

Këtë të premte, ishte ish-deputetja Klajda Gjosha, e cila tha se mazhoranca po minon reformën zgjedhore, dhe se afati i rëndë dakordësisht nga palët, 15 marsi, është shumë larg për votimin në Kuvend të draftit të dakordësuar. Këto shqetësime, që për opinionin publik nuk kanë qenë të dukshme deri më tani kur palët janë ulur në një diskutim gjithëpërfshirës, Gjosha i bëri të ditura pas një takimi që disa ish-deputetë të opozitës së bashkuar patën me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

"Unë i kërkova sot zonjës Santos një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend. Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar. Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë. Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë.", tha Klajda Gjosha.

Me këtë reagim ajo lë qartazi të kuptohet, se sulmi që presidenti Ilir Meta ka adresuar ndaj qeverisë për ligjin që i heq kompetencat përballë betimit të gjyqtarëve të rinj Kushtetues, ka shërbyer edhe për opozitën joparlamentare, për ta shfrytëzuar si elementë në dëm të konsensusit të arritur për reformën zgjedhore.

Në të njëjtën linjë, ishte edhe ish-deputeti Genc Pollo, i cili si ish-kryetar i komisionit parlamentar të medias, sulmin ndaj qeverisë e ndali tek paketa anti-shpifje që është për mendim në Komisionin e Venecias, dhe anti-KÇK.

"Patëm si opozita reale e Shqipërisë një takim të dobishëm me raporteren për Shqipërinë në PE. Ishte e dobishme për të theksuar informacione që Brukseli i ka. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. Ligje si ai i jep të drejtën të përgjojë qytetarët vend e pa vend, ligje për mediat, që synojnë të shkelin me këmbë dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese janë problem për hapjen e negociatave. Me institucione të PE-së s i opozitë reale do të kemi dialog të gjatë e të frytshëm", tha Genc Pollo.

Më 20 shkurt, opozita joparlamentare  paraqiti një draft ligjor, që ka në thelb moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor. Por Partia Socialiste e kundërshtoi me argumentin se bllokon reformën në drejtësi. Deri para këtij propozimi, pika që pritej që palët të gjenin gjuhën e përbashkët ishte ajo për ndryshimin apo jo të sistemit zgjedhor, kërkesë e trumbetuar më shumë nga Rudina Hajdari, kryetare e grupit demokrat në parlament.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 21/02/2020 16:19

    Doli dhe kjo surratnallonja e haremit famekeq erotiko naziskin te Jales, ik moj sharebajge ka mbaruar koha e mitingjeve pompoze te leshitlikes ne Pallatin Asllan Rusi ku lideri merte pamjen e,Fyrherit dhe ju sharebajgat e Haremit ulerinit ne salle nga deliri i liderit , leshilikes force e pare, kurre me nje particke erotiko fashiste ne pushtet...

    Përgjigju
  • Leone Tanguli: 21/02/2020 14:04

    Shih kjo pjestare e haremit te Mones dhe haremlinj te tjere te me nder opozites... Jeni plehra qe nuk keni me shans kurre te vini ne pushtet qe te perdhosni dhe neperkembni Shqiptaret... Jeni thjesht maskarenj pa moral dhe ideal dhe rrospije rrugesh qe i kane varur Breket me kohe ne kampin fashist te Jales ...

    Përgjigju
    • Tosi: 21/02/2020 18:10

      Oh Leone sa bukur ke folur, taman particke sharebajgash , me prirje fashiste, i keni pare ne Jale lristat si nderojne taman si rinia hitleriane ,ne delir dhe ekstaze ...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje