Teksa jemi në prag të festave të fundvitit, Dogana Shqiptare kanë bërë me dje se do të jenë në shërbim 24/24.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se pikat kufitare kanë marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve dhe atë të transportit të mallrave.
“Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim 24/24, edhe gjatë festave të fundvitit.
Në zbatim të një plani të posaçëm organizativ, janë marrë masa të shtuara operacionale për të përballuar fluksin e rritur të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve gjatë festave të fundvitit, duke garantuar shërbim të pandërprerë dhe eficient.
Këto masa synojnë lehtësimin e procedurave, shmangien e vonesave dhe rritjen e sigurisë në pikat doganore”, thuhet në njoftim.
Komente












