TIRANË- Nga selia e Partisë Demokratike, pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, Ilir Meta reagoi për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit kërkoi që qytetarët shqiptarë të mos votojnë persona non grata, e për këtë Meta dha një përgjigje.
Në koalicion me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë tha se ata kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend dhe të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.
‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do të fitojnë”, tha Meta.
Meta u takua me Berishën në prag të nisjes së fushatës elektorale të 14 majit. Në daljen për mediat, Meta u shpreh i bindur se më 14 maj do të fitojnë bashkitë kryesore në vend dhe shumicën në Këshillat Bashkiakë. Meta komentoi edhe projektligjin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, për të cilin tha se Rama po bën në prag të zgjedhjeve për të ndikuar votën e qytetarëve.
Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.
‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’- tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i quajti mashtrime të përsëritura deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme ku bëri me dije miratimin e vendimit të qeverisë për rritje të rrogave në kategori të ndryshme.
Ai u shpreh se besonte se koalicioni i tij me Berishën do të ishte fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u shprehur se pret fitoren në pjesën më të madhe të bashkive.
“Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të Ramës. Ata e dinë sesa falas është shëndetësia sot në vitin e 10 të qeverisjes së tij. Ata e dinë se Rama kujtohet për ta pak javë para ditës së zgjedhjeve. Nuk e harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës si në asnjë vend tjetër të kontinentit është vetëm Edi Rama me shërbimet që i bën klientelës së tij në kurriz të qytetarëve. Opozita synon fitore në qytetet kryesore të vendit, në të gjitha bashkitë ku kandidojmë. Do kemi shumicën dërrmuese në të gjitha këshillat bashkiake të vendit”- u shpreh Meta.
Ti japin fundin ketij hajduti e parazitit i kombit
PërgjigjuKadindatet e tu mbrojne vlerat e hajduterise,vlerat e kriminelave,vlerat e spiunave,vlerat e komunistave,,,
PërgjigjuTe mbushur ne corap e ke o spiun. Ty po te presim b.......
Përgjigju