Në pritje me orë të tëra për të përqafuar të vegjlit që i bënë baba në kohë koronavirusi...Çfarë ndodh në dyert e maternitetit

Masat e marra për koranvirusin në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra në shoqëri, edhe në maternitet, ku pritjet e ëmbla bëhen më të vështira për baballarët e rinj, të cilët duhet të presin jashtë me orë të tëra, pasi brenda nuk lejohet të futesh.

Çdo ditë dyert e materniteteve në kryeqytet janë plot me baballarë të cilët presin e lajmin e gëzueshëm të lindjes së fëmijës. Tashmë në kushte shumë më ndryshe, pa qenë afër partneres dhe bebes së tyre, pasi duhet të respektojnë masat e vendosura për të hequr çdo rrezik të mundshëm për infektim me Covid-19.

Të entuziazmuar, ata thonë për Report tv se do donin të ishin brenda dhe pranë partneres në këtë moment të rëndësishëm, por që duhen respektuar rregullat për mos rrezikuar shëndetin. “Normalisht që nuk lejohet se sipas masave që janë nuk lejohet ta shikosh. Ndjenja njerëzore janë, duhet të mirëkuptohemi, nuk kemi çfarë bëjmë. Është një masë që duhet ta marrim me mirëkuptim. Kemi ndjenjë prindërore, ndjenja e babait do donte të ishte por nuk kemi çfarë bëjmë".

Një tjetër tha se “Nuk mund të futemi brenda. Nuk na lënë të futemi brenda. Çfarë të bënim, duhet ta përjetosh. Do donim të ishim brenda por duhet të ruajmë veten”. Ndërsa një tjetër u shpreh se “Nuk na lënë të futemi brenda, që prej një muaji. Jam bërë me djalë”.

Po pres nusen të dalë nga spitali. Akoma nuk ka lindur. Tani do presim, nuk kemi çfarë bëjmë do i zbatojmë rregullat”. “Më mirë të isha brenda por nuk të le kush”. E përveç baballarëve, në dyert e maternitetit ndodhen edhe gjyshet, më të emocionuara se asnjëherë.

Po e përjetojmë shumë bukur. Shumë të lumtur jemi. Jashtë do presim, do na e nxjerrin jashtë bebin”. “Unë jam mamaja e djalit, vjehrra e nuses që është duke lindur. Doja të isha brenda por nuk na pranojnë. Nga sikleti që po presim po gëzojmë, e kemi gëzim të parë po presim këtu jashtë. Koha është shumë e vështirë por prapë kemi gëzim”. Foshnjet që po vijnë në jetë të mbushin me shpresë për një jetë të re edhe më të mirë, që të bëjnë të pranosh edhe mënyrën e re të jetesës që ta imponojnë rregullat e reja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur