Komisioni Europian njoftoi se kishte rezervuar në emër të 27 shteteve anëtare 300 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, në përgatitje nga laboratori francez Sanofi. “Ekzekutivi europian vazhdon përveç të tjerave diskutimet intensive me prodhuesit e tjerë të vaksinave”, theksoi Komisioni Europian në një komunikatë. Sipas Brukselit, kontrata e parashikuar me Sanofin do të ofronte një mundësi për të gjitha vendet anëtare për të blerë vaksinën.
Diskutimet mes Komisionit Europian dhe laboratorit kanë bërë të mundur krijimin e një kornize për blerjen e 300 milionë dozave, nëse zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive. “Megjithëse nuk e dimë sot se cila vaksinë do të jetë më e efektshme në fund, Europa po investon në një portofol të larmishëm të vaksinave premtuese, bazuar në lloje të ndryshme të teknologjive.
Kjo rrit shanset tona për të marrë një kurë të shpejtë dhe efektive kundër virusit”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Disa orë para njoftimit europian, Sanofi dhe laboratori britanik GSK kanë njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19, pasi u zgjodhën për të shpërndarë 100 milionë doza për amerikanët.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 2391
Lajme të tjera
-
BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para
12 Mars, 08:06
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt, 20:18
-
Mbretëria e Bashkuar dhe BE arrijnë një marrëveshje të re tregtare pas Brexit! Si zgjidhen përplasjet për Protokollin e Irlandës së Veriut
27 Shkurt, 18:57
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt, 15:13
-
Brexit/ Marrëveshja kyçe me Irlandën e Veriut, Von der Leyen sot takim ballë për ballë me Sunak
27 Shkurt, 08:40
-
Brexit/ Marrëveshja kyçe me Irlandën e Veriut, Von der Leyen nesër takim ballë për ballë me Sunak
26 Shkurt, 22:06
-
Von der Leyen në Mynih: Putini duhet të dështojë, Ukraina duhet të fitojë
18 Shkurt, 10:59
-
Varhelyi: Komisioni Europian gati të punojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE
14 Shkurt, 18:38
-
New York Times padit Von der Leyen: Nuk publikoi mesazhet me ‘Pfizer! KE e ka detyrim ligjor
14 Shkurt, 13:03
-
BE i dhuron 10 milionë euro Ukrainës në ndihmë të fëmijëve jetime
4 Shkurt, 12:31