TIRANË- “Më 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor me vendet e rajonit, ndërsa më 10 qershor do të hapen plazhet për të gjithë. Operatorët turistik e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë, por dilemat që i karakterizojnë janë të mëdha. Ata ende nuk e dijnë se si do të sillen me protokollin, nëse duhet të respektojnë draftin fillestar që ishte hartuar në momentin që masat e marra kundër COVID-19, ishin në nivel tepër të lartë, apo do të ketë edhe ndryshime të tjera”.
Nga data 1 qershor do të hapet plazhi vetëm për hotelet, dhe pas 10 ditësh për të gjithë, por, pikëpyetja më e madhe sipas ekspertit të turizmit Besnik Vathit është se çdo të ndodh me karantinën?
“Masa e parë që duhet të shoqëroj hapjen është se çdo të bëhet me karantinën që ende nuk është hequr. Është diskutuar më parë edhe certifikimi shëndetësor do filloj, s’do fillojë, do të jetë apo s’do të jetë”, janë disa nga pikëpyetjet që ngre Vathi.
Pasiguria e radhës është se si do të bëhet hapja me vendet e rajonin, pasi Vathi thotë se vendimmarrja për kufijtë duhet të jetë rajonale.
“Po në krahun tjetër çdo të bëhet, Mali i Zi, Kosova, Greqia, vendet kufitare, janë vendime që duhet të shoqërohen me vendimmarrje rajonale por edhe me vendimmarrje me vendet e tjera. Këto kalime besoj do të bëhen me marrëveshje bilaterale”, shprehet eksperti.
Sipas gjasave ky sezon veror nuk do të jetë për të gjithë pushuesit, por vetëm për ata që kanë buxhet më të lartë. Vathi thotë se do ketë rritje të çmimeve për shkak të kërkesave.
“Me draftin fillestar, dhe skenarë të tilla që i kthenin hotelet në spitale, por turizëm në spitale nuk mund të ketë. Sa më të mëdha të jenë masat shtrënguese aq më shumë rriten kostot, dhe pasoja e rritjes së kostove është tek çmimi”, thotë Vathi.
Varësia tek turizmi pritet ti kushtojnë ndjeshëm edhe buxhetit të shtetit, pasi të ardhurat nga ky sektor do të jenë të përgjysmuara.
“Turizëm do të ketë. Shumë i vakët, shumë i dobët dhe i pamjaftueshëm për të përballuar shpenzimet. Nëse arrijmë të mbledhim 1 miliardë do të ishte çudi e madhe se 6 muaj janë mbyllur tashmë”, sqaron anëtari i shoqatës së turoperatorëve.
Të ardhurat nga turizmi në vitin 2018, ishin në vlerën e 1.8 miliardë eurove dhe në vitin 2019, të ardhurat pritet të janë më të larta pavarësisht se të dhënat nuk janë publikuar, nga Banka e Shqipërisë. Ky sektor kontribuon me më shumë se 25% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, për këtë arsye dhe të ardhurat që do të mungojnë mund të jenë në nivel tepër të lartë. Operatorët turistik kanë pasur shumë kërkesa për qeverinë gjatë kësaj periudhe ku më kryesore ka qenë ofrimi i lehtësirave fiskale.
Shyqyr qe po rriten cmimet me ne fund sepse nga viti ne vit kemi pasur gjithmone ulje cmimesh aq sa nuk dinim ku te shpenzonim parate e teperta.
Përgjigju