Në qershor merret Eurobondi i ri 650 milionë euro! Qeveria miraton projektligjin për përjashtimin nga detyrimet tatimore të çdo transaksioni

TIRANË- Në qershor të këtij viti vendi do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh të ri. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillim për një vlerë 600 milionë euro, qeveria do të kërkojë të marrë një borxh në vlerën e 650 milionë eurove. Kjo vlerë e lartë lidhet me pasojat negative që po lë COVID-19, në ekonomi, dhe që ka rritur ndjeshëm edhe nevojën për likuiditet. Eurobondin i ri pritet të jetë me afat maturimi nga 7 deri në 10 vjet, dhe synimi është që të emetohet një borxh me interes të ulët, por duke marrë parasysh pasigurinë që ka shkaktuar pandemia situata bëhet edhe më e vështirë.

Ndërkohë qeveria tashmë ka bërë gati edhe projektligjin që i hap rrugën, përjashtimit nga detyrimet tatimore për çdo transaksion që do të kryhet për tregtimin e eurobondeve. Në projektligj thuhet se, “Mbajtësit e titujve të Eurobondin dhe menaxherët bashkëdrejtues, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe çdo tatim apo taksë tjetër në Republikën e Shqipërisë, për të gjitha transaksionet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e eurobondeve”.

Më herët është hapur edhe gara për konsulencë ligjore për Eurobondin që do të merret.

Shqipëria ka dalë në këto tregje për herë të parë në vitin 2010 kur mori 300 milionë euro dhe një interes afro 9%, më pas doli në vitin 2015 duke marrë 450 milionë euro, me një normë interesi më të ulët 5.75% dhe së fundmi në vitin 2018 qeveria doli përsëri në tregjet ndërkombëtare duke marrë  një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove, me interes 3.55%. Marrja e eurobondit do të përdoret për të përballuar pasojat e pandemisë por edhe për shlyerjen e eurobondit të 2015 që i mbaron afati këtë vit si dhe një pjesë mund të shkojë për rindërtimin e banesave.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/05/2020 08:38

    Imagjinoni tani ku do shkojne këto lek të cilat shqiptarët do ti paguajne nga xhepat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar