Në radhë për t'u bërë skuadra antimafia e së ardhmes, 1.626 kandidatë u testuan sot për akademinë e sigurisë

Amarilda Xhaferri nga Tepelena ka ardhur në Tiranë për tu bërë police. Në mesin e 1 mijë e 626 kandidatëve këtë të mërkurë ajo iu nënshtrua testimit me shkrim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë.

“Gjithmonë më ka pëlqyer një fushë e rendi apo drejtësisë. Pavarësisht se nuk kamë pasur mundësi më përpara. Këtë vit mu krijua mundësua”

Në radhë për tu testuar është edhe ky i ri që beson se do të shëptojë vendin. Ka për qellim që në një të ardhme të jap më të mirën e tij në luftën kundër krimit.

Kam dëshirë që në një të ardhme të bëj më të mirën për popullin shqiptar. Më pëlqen”, tha ajo.

Disa nën ethet e përgjigjeve të provimit, të tjerë në pritje për tu testuar tregojnë pse zgjedhin këtë profesion. 

“Provimi ishte i vështirë kishte shumë pyetje. Dëshira besoj është e madhe? Shumë”, tha një i ri.

“Më shumë kam qejf me Shqiponjat, Grupin e Gatshëm. Është një punë që më pëlqen, një hobi”, tha një tjetër.

Administratori i procesit të testimit, Skënder Kalemi, tha se testimet janë bërë nga qendra e shërbimit arsimor, ndërsa përgjigjet jepen menjëherë pas provimit.

“Me mbarimin e testit korrigjimi bëhet në prezencë të aplikantëve  dhe komisionit të vlerësimit. Dominon gjinia mashkullore, por mbi 30% janë të gjinisë femërore” , tha administratori i procesit të testimit, Skënder Kalemi.

Nga ky testim, vetëm 500 aplikantë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e patrullës së përgjithshme të policisë.

“Sot është hapur faza e parë e konkurrimit të pikantëve për patrullën e policisë. Kanë aplikuar shumë, por sot aplikojnë 1626 aplikantë. Aplikimi i tyre synon që të bëhen officer të policisë. Ne synojmë që në këtë ditë të shënuar për ta ta realizojnë me sukses dhe duke përmbushur të gjitha kërkesat që kërkojnë testet. Dua të theksoj që tekstet  janë teste që përgatiten nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe në momentin që bëjmë regjistrimin dhe vendosjen e studentëve në sallë, testet vijnë të shoqëruar nga një makinë policie dhe punonjës. Hapet në prezencë të aplikantëve. Pasi marrin udhëzime fillojnë dhe bëjnë zgjidhjen në bazë të njohurive që kanë fituar në shkollë të mesme. Me mbarimin e testit grupi i caktuar mbledh dhe i kërkon qendrës së shërbimeve arsimore që të  dërgojë çelësin e përgjigjeve të pyetjeve i cili bëhet me transparencë në prezencë të 30 e ca studentëve dhe më mbrapa del dhe rezultati i tyre që afishohet menjëherë. Dua të sqaroj se procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, si dhe nga drejtoria e Personel Organizimit.  Menjëherë dhe korrigjimi bëhet mbi bazën e kërkesës që ne i bëjmë Drejtorisë së Shërbimeve Arsimore që të na I dërgojë dhe në prezencë të nxënësve. Numri I kërkesave është I lartë. Të gjitha verifikohen dhe mbas vlerësimit të tyre kanë dalë në filtra 1626 aplikant. Dominon gjinia mashkullore, por është e pranishme mbi 50% edhe gjinia femërore”, tha administratori i procesit të testimit, Skënder Kalemi.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)