Nis në Report Tv ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e publikut dhe të Andrea Markos për 3 ndeshjet e sotme të Botërorit

TIRANË- Sot nisi emisioni më i ri në Report Tv dedikuar Kampionatit Botëror “E vëmë me bast” i cili ka në fokus parashikimet se si do të dalin ndeshjet e ditës. Dashamirësit e futbollit do të kenë mundësi për të parë përballjet Angli-Iran, Senegal Holandë, SHBA-Uells.

Për analistin Andrea Markon, ‘Mjeshtër u Madh i Futbollit, në përballjen mes Anglisë dhe Iranit, fitues do të jenë “3 Luanët”. I të njëjti mendim ka qenë edhe moderatori i emisionit Andi Kapxhiu, të cilit i janë bashkangjitur edhe votat e publikut. Ndërkohë, sa i takon 2 ndeshjeve të tjera, Senegal-Holandë, Andra Marko dhe Andi Kapxhiu, janë të mendimit se fitues do të dalin të besuarit e Louis van Gaal. Ndërkohë në këtë ndeshje edhe telefonuesit kanë parë si favorit Holandë, e ndërsa 1 prej tyre e ka konsideruar Senegalin një skuadër të fortë që mund t’i marrë edhe një barazim.

Sa i takon ndeshjes së fundit, SHBA-Uells, moderatori Andi Kapxhiu ka menduar se do dalë barazim, e ndërsa Andrea Marko mendon se mund të fitojë Uells i Gareth Bale. Këtu, telefonuesit kanë qenë të ndarë, 2 shohin fitues SHBA, 2 të tjerë Uells.

Ky emision do të transmetohet çdo ditë në ekranin e Report Tv nga ora 08:10-09:00, ku mund të jeni edhe ju pjesë e tij me parashikimet tuaja për ndeshjet ditës.

Parashikimet e sotme në emisionin 'E vëmë me bast'

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike