TIRANË - Një 57-vjeçar sirian nga Damasku u arrestua nga policia kufitare në Rinas, pasi ka udhëtuar drejt vendit tonë me disa mjete identifimi me gjeneralitete të ndryshme (karta identiteti, pasaporta dhe vizë angleze) të gjitha të falsifikuara.
Muhammed Aldughll i cili ka ardhur për në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm me linjë ajrore, ka paraqitur para autoriteteve kufitare një pasaportë të Guatemalës me foton e tij por me gjeneralitete të një tjetër siriani me inicialet E.P.
Arrestimi i tij u bë në mbrëmje në aeroportin e Rinasit pasi nga ekzaminimi paraprak në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte false. Policia mundi të zbulojë identitetin e vërtetë të sirianit pas një kontrolli që i bëri çantave të sirianit, ku ju gjet karta personale e identitetit me emrin e tij të vërtetë.
Por veç këtij dokumenti, policia gjeti edhe një kartë identiteti familjare, si dhe një pasaportë turke me gjeneralitet e Muhammed Aldughll në brendësi të së cilës kishte një vizë angleze. Viza ishte e vlefshme nga 7 tetori deri në 6 dhjetor të këtij viti, por pas ekzaminimeve në laborator, edhe viza angleze mund të jetë e falsifikuar.
Pas arrestimit të tij, materialet procedurale do t'i kalojën Prokurorisë së Tiranës për të vijuar hetimet e mëtejshme për veprën penale të “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave"
Dëshmia
Menjëherë pas ndalimit, siriani Muhammed Aldughll është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë shpjegimet e tij mbi akuzën e ngritur. I marrë në pyetje nga oficerë të Policisë Gjyqësore, 57-vjeçari mësohet të jetë shprehur se nuk kishte dijeni për dokumentet e falsifikuara, ndërsa i dinte si ishin të rregullta. “Nuk e di që janë të falsifikuara. Unë ato dokumente i mbaj për të rregullta, pasi gjatë gjithë kohës jam në udhëtime”, mësohet të jetë shprehur i arrestuari sirian.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që siriani i përdorte këto dokumente të falsifikuara për të dalë në vendet e Europës dhe më tej. Të njëjtat burime, theksuan se po kryhen hetimet për të mësuar nëse 57-vjeçari rezulton i kërkuar në ndonjë vend tjetër.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com