Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën

TIRANË- Pasi ka dështuar me mosbindjen civile në Shqipëri, Sali Berisha pretendon ta shpallë atë në gjithë botën. Pas atyre ‘mosbindjeve civile’ në Shqipëri ku mezi e ndoqën edhe një grusht militantësh, Berisha me çmendurinë e tij të radhës pretendon që të bëjë mosbindje civile në gjithë botën.

"Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit", tha Berisha. 

Në konfrencën për mediat, Berisha foli edhe për votën e diasporës. Duket se pakti i arritur mes socialistëve e demokratëve për t’i garantuar emigrantëve pagesën nga shtetit të votës me postë edhe në dërgim edhe në kthim dhe prodhimi më shpejt i fletës së votimit duke afruar afatet për dorëzimin e kandidatëve, rrezikon të mos marrë 84 votat në Kuvend, duke cënuar kështu që proces historik që ndodh për herë të parë në vendin tonë, votën e diasporës pa iu dashur të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Ne po dërgojmë ligjin në parlament, ne kemi dorëzuar ose duhet ta kenë dorëzuar ligjin në parlament, i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Përkundrazi, praktika tjetër është ndëshkuese për shumicën e shqiptarëve. Njëri vëlla që ka një letër njoftim shqiptar voton, vëllai tjetër nuk voton. Një çift burri që nuk e ka  nuk voton, gruaja që e ka ruajtur diku, voton. Kjo është marrëzi, është e turpshme të dëgjohet. Po a duhet të ketë dokument biometrik, plotësisht dakord. Pa dokument biometrik, ose shqiptar ose të huaja, sepse edhe shqiptarët këtu votojnë me dokument biometrik. Pra janë në kushte të barabarta, tha Berisha.

Sali Berisha kërcënon të mos e japë votën e deputetëve të tij për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor të dakordësuara më parë mes negociatorët e të dy palëve, nëse nuk pranohet një kërkesa shtesë e tyre: Votimi i emigrantëve që nuk e kanë një pasaportë apo kartë identiteti shqiptare, me një mjet identifikimi të vendeve të huaja ku jetojnë.

"Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë" tha Berisha.

Nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet, Berisha shkon në skenare protestash përtej kufijve.

KQZ të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit.

A rrezikon PD të kthehet në një minues procesi, duke qenë se nëse nuk miratohen ndryshimet në Kodin Elektoral fleta e votimit nuk arrin të prodhohet në kohë për tu dërguar dhe për t’u kthyer në kohë? Berisha fajin e gjen tek kundërshtari.

Minuese e procesit është PS-ja, që i lejon vetes të marrë një vendim të tillë, absurd, përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e nisën për tu tallur këtë proces.

Një ditë më parë Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri i quajti kërkesat jashtë marrëveshjes të PD-së, alibi për humbjen, ndërsa njoftoi se qeveria do të lejojë me akt normativ votimin me ID të skaduara vetëm për diasporën, ndërsa në Shqipëri dokumentet e identifikimit duhet të rinohvohen. Pikë e marrëveshjes ishte edhe numërimi i votës së diasporës nga komisionerë politikë dhe jo nga KQZ.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 24/01/2025 19:25

    Zgjedhje me votim me ID te huaj do te thote qe PBDNJ del shumice parlamentare.

    Përgjigju
    • @Tepelena: 24/01/2025 20:36

      Nuk e kuptova se çfarè deshe tè thuash. I njèjti person qè nè rastin normal,,me kartè identiteti shqiptare, voton atè forcè politike qè dèshiron,,,,,pèrse duhet tè "ndryshonte mèndjen", vetèm pse po identifikohet me ID tè huaj? Ata qè duan tè kèrcejnè nè prehrin e Dule Mavrisè,,,e bèjnè kètè pavarèsisht kartès qè pèrdorin.

  • Gjergj: 24/01/2025 15:57

    Nuk kam asgjè tè pèrbashkèt me kètè vrasès dhe hajdut tè shqiptarève, me kètè shkatèrrues tè Shqipèrisè,,,POR,,,tek votimi i shqiptarève me tè drejtè vote qè jetojnè e punojnè jashtè kufijve tè vèndit,,,votimi me ID tè huaj èshtè DOMOSDOSHMÈRI,,nèse duam qè tè votohet. Natyrisht qè shifra e shqiptarève qè kanè dokumenta shqiptare me afat tè skaduar,,,èshtè jashtè asaj "normales",,,njè shifèr e madhe,,dhe pèr kètè,,pèrgjegjès janè natyrisht edhe konsullatat e kètij shtetit tonè tè korruptuar. Pèrfaqèsitè tona dipllomatike jashtè shtetit,,,janè njè pasqyrè e asaj qè kemi nè Shqipèri sot,,,,rrumpallè. Ndaj,,nuk ka zgjidhje tjetèr. Nèse themi se votuesit qè nuk jetojnè nè Shqipèri,,,kanè shansin dhe tè drejtèn tè votojnè,,,atèherè duhen njohur ID e huaja.!!!

    Përgjigju
  • Endri: 24/01/2025 15:45

    Kur do shporret kjo mortje?!!

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 24/01/2025 15:25

    Kercenime foshnjarake ........ nese organizon "protestat me te fuqishme .. ",nuk i ben dot sikurse perpara Bashkise se Tiranes,POR,duhet te marresh Lejen perkatese ne organet kompetente te cdo vendi dhe te veprosh ne perputhje me te ! Ambasadat kane status diplomatik dhe gezojne mbrojtje te vecante ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 24/01/2025 15:25

    Kercenime foshnjarake ........ nese organizon "protestat me te fuqishme .. ",nuk i ben dot sikurse perpara Bashkise se Tiranes,POR,duhet te marresh Lejen perkatese ne organet kompetente te cdo vendi dhe te veprosh ne perputhje me te ! Ambasadat kane status diplomatik dhe gezojne mbrojtje te vecante ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit