Behixhudin Shehapi
Tiranë, 5 Janar / ATSH - Është krijuar ditet e fundit në qytetin e Shkupit një institucion i veçantë në kuadrin e Ministrisë së Kulturës, i quajtur "Qëndra e librit", qe ka si qëllim përmirësimin e gjendjes aktuale në veprimtarinë botuese.
Institucioni do të ketë për qëllim rritjen e qasjes ndaj krijimtarisë letrare të të gjitha nacionaliteteve, avancimin e dygjuhësisë dhe prezantimin e letërsisë në panairet ndërkombëtare.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, është shprehur se "Kjo Qendër do të synojë promovimin dhe afirmimin e librit dhe do të kontribuojë edhe për afirmimin e vlerave multikulturore që posedon vendi ynë në botë". "Kjo qëndër, vijoi Shehapi, do të fokusohet edhe në mbështetjen financiare në tre segmente".
"Segmenti i parë është puna krijuese e autorëve, segmenti i dytë distribuimi dhe plasmani i librit dhe segmenti i tretë funksionimi social e kulturor i botimeve në përgjithësi dhe këto tre segmente janë synim dhe prej këtu do të niset puna e librit", tha Shehapi.
/k.m//a.ke/












