Në Shqipëri, 38% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni

Në Shqipëri, 38% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni

Foto ilustruese

Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zgjerimi i ekonomisë, janë krijuar nga hendeku i krijuar në forcën e punës, emigracioni i lartë, sidomos në grupet e reja të popullsisë.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në anketën e Barometrit të Ballkanit për vitin 2021, gjeti se 38% e vendeve të lira të punës të krijuara në linjat e biznesit ishin nga mungesat si pasojë e emigracionit.

Problemi i emigracionit në forcën e punës është më i mprehtë në Shqipëri dhe në Bosnjë. Në Bosnjë, bizneset kanë pohuar se 50% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni, ndërsa fenomeni mbetet i lartë edhe në vendet e tjera, por më i ulët se në Shqipëri.

Shkaku më i fortë për vendet e lira të punës mbetet mungesa e aftësive. 45% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë të tilla si pasojë e mungesës së aftësive në tregun e punës. Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, thanë se 50% e vendeve të lira të punës janë për shkak se nuk gjenden punonjës të aftë.

Një studim i këtij viti nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, por në një skenar zero të emigracionit, rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët.

Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit deri në vitin 2050. Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% në Mal të Zi deri në 35% në Ukrainë.

Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar. Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë./ Monitor

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund