Në Shqipëri po prodhohet Bitcoin-i/ Miratohet Akti i parë Nënligjor për lejimin e kriptomonedhave! Do krijohet baza e të dhënave për të licencuarit

Një vit pas miratimit të ligjit për “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, që në thelb ka lejimin e përdorimit të kriptomonedhave apo monedhave virtuale, Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugën ngritjes së bazës së të dhënave shtetërore për kompanitë që do të licencohen në këtë fushë. Institucioni përgjegjës për ngritjen e kësaj baze të dhënash është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e cila do të jetë edhe përgjegjëse për administrimin e tyre.

Të gjithë personat që do të aplikojnë për tu licencuar në këtë aktivitet do të pajisen me një kod unik për ofrimin e shërbimit, dhe kodi do të gjenerohet automatikisht në sistemi pas çdo aplikimi për licencë.

Sipas vendimit të qeverisë të gjitha veprimet e kryera në bazën e të dhënave janë të gjurmueshme dhe të dokumentuara, dhe AKSHI do të jetë përgjegjës për menaxhimin e tyre dhe në rast se konstatohen veprimeve të paligjshme pezullon menjëherë aksesin e personit si dhe nuk përjashtohet përgjegjësia disiplinore, civile ose penale.

Ngritja e kësaj baze i hap rrugën tashmë edhe miratimit të rregulloreve të tjera zbatuese nga Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare për të bërë plotësisht të zbatueshëm ligjin. Ky institucion do të ketë vetëm të drejtën e leximit të të dhënave në sistemin e ngritur nga AKSHI.

Tanimë pritet të përcaktohen edhe kriteret e licencimit të personat që do të aplikojnë, kushtet e refuzimit si dhe masat ndëshkuese për shkeljet që mund të kryhen gjatë ushtrimit të aktivitetit.

Ky biznes në Shqipëri po lejohet për herë të parë, dhe do të bëjë të mundur që të bëhen pagesa mes dy subjektesh pa pasur nevojë për një ndërmjetës të tretë që jep garanci. Në thelb të këtyre monedhave qëndrojnë kode kompjuterike të kriptuara në mënyrë të sigurt, të cilat bëjnë kalimin e informacionit nga një platformë kompjuterike te tjetra.

Të prodhosh bitcoin, përveç kostos së madhe të pajisjeve, kosto ka edhe energjia elektrike që u duhet për të punuar. Edhe pse deri tani  ligji nuk ka qenë i zbatueshëm institucionet policore kanë konstatuar raste të jashtëligjshme të prodhimit të BITCON.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'