Trajneri shqiptar Erbim Fagu ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në Holandë. Ish-trajneri i Tiranës ka arritur të fitojë Kupën me skuadrën e ADO Den Haag U-19 përballë moshatarëve të AZ Alkmaar.
Në finale pati shumë pak diskutime se kush ishte ekipi më i mirë. Skuadra e Fagut fitoi lehtësisht me shifrat 3-0, duke ngritur nje trofe që ka vlerë të madhe për punën dhe sakrificat e bëra.
Fagu punon prej 3 vitesh si trajner në Holandë, pasi u largua nga Tirana. Pas sezonit me bardheblutë ai zgjodhi një karrierë jashtë vendit, ndërsa Kupa e fituar pritet t'i japë shtysë për të tjera arritje në futbollin ndërkombëtar.

Stafi i ADO Den Haag U-19 me trofeun e kampionit, Erbim Fagu në rreth
Komente





