EKSKLUZIVE/ U ekstradua nga SHBA, Report Tv zbardh vendimin e gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela

Tirane- Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht, vendimin e Gjykatës së Durrësit, që shpalli të vdekur në vitin 2011 Leonard Mnelën, i cili u kap në SHBA dhe u ekstradua një dite më parë në Shqipëri. Vendimi është dhënë ne Gjykatën e Durrësit nga gjyqtari Ndue Gjura, ndërsa kërkuese për ta shpallur të vdekur me letra të falsifikuara ka qënë nëna e tij  Gjelinë Kacaj, nëpërmjet një avokati të dhomës së Avokatisë Durrës.

Çështja është regjistruar më 15 dhjetor 2010 në këtë gjykatë dhe ka nisur përmes të ëmës, Gjelinë Kaçaj, e përfaqësuar nga av. Nasibi Gaxholli, Dhoma e Avokatëve Durrës, me prokurë të posaçme datë 20.07.2010. Palë ka qenë dhe zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës e përfaqësuar nga përgjegjësi i zyrës, z. Shpend Hoxha.

Sipas kërkueses djali i saj ka ndërruar jete në 2003 në Venezuelë dhe kerkonte regjistrimin e çertifikatës së vdekjes pranë zyres së gjendjes civile të rajoni numur 2 Bashkia Durrës.

Objekti i shqyrtimit ishte deklarimi i faktit të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i dtl. 14.03.1969, lindur në Shkodër, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, i cili ka ndëruar jetë më datën 03.01.2003 në orën 11.05, në Republikën Bolivariane të Venezuelës, shteti Miranda, Bashkia Suckre, Kisha Famullitare Petare, si dhe regjistrimin në çertefikatën e vdekjes pranë zyrës së gjendjes cvile të Rajonit nr. 2, Bashkia Durrës.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjyqtari Ndue Gjura me 16 qershor te vitit 2011. duke deklaruar faktin juridik të vdekjes së Leonard Mnelës në banesën e tij në Venezuelë për shkak të kardiopatisë ishemike.

Deklarimin e faktit juridik të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i datëlindjes 1969, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, lindur në Shkodër, beqar, vdekur më datë 2003, në banesën e tij, në Bashkinë Sucre, shteti Miranda, Republika ariana e Venezuelës, ku shkaku i vdekjes ka qenë: kardiopati ishemike” thuhet në vendim

E kaluara e Leonard Mneles
Arrestimi i Leonard Mnela u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane ndërsa u ekstradua dje nga SHBA. Leonard Mnela do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Leonard Mnela alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezultonte dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Kush është Ndue Gjura?
Gjyqtari Ndue Gjura nuk i është nënshtruar vettingut, pasi është larguar nga sistemi me dorëheqje. KPK vendosi më 18 qershor 2020 ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin pikërisht për këtë fakt. Po kështu  vendosi ndalimin e Gjurës që të emërohej në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Ai ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit por kjo e fundit e rrëzoi ankimimin. Gjyqtari Gjura ka ndërruar jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

 

Vendimi i Gjykatës

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2024 02:28

    Nuk eshte faji i gjyqtarit Gjura per vendimin ne kete rast, qe eshte bazuar ne dokumente e certifikata vdekjeje te ardhura nga Venezuela.Sa per rolin e nenes ne kete rast,kjo eshte ceshtje tjeter.Nuk eshte e qarte nese nena eshte mjaftuar me ato dokumente te servirura nga Venezuela dhe i ka marre si faktike,apo dhe ajo eshte pjese e ketij mashtrimi dhe i ka servirur gjykates shqiptare cfare i ka derguar i biri dhe me dijenine e te birit.Nuk dihet nese prinderit kane shkuar ne Venezule te interesohen per /varrimin/ e birit te tyre,s.d.q nese zbulohet se familja ishin pjese e ketij inskenimi dhe e dinin qe djali i tyre ishte gjalle,atehere duhen derguar dhe ata para drejtesise,per mashtrim,ne mes te tjerave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër