Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 mln euro

Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 mln euro

Me përfundimin e gazsjellësit TAP, nëse Shqipëria i shfrytëzon mirë mundësitë, ka gjasa të shndërrohet në distributorin kryesor të gazit në Rajonin e Ballkanit, i cili aktualisht nuk bën pjesë në linjat europianë të transmetimit.

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.

Studimi paraprak ka treguar se përfundimi i projektit do të kushtojë 211 milionë euro. Gjysma e shumës do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Shqipëri-Kosovë synon të krijojë një rrugë të re furnizimi me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik i transportuar nga Tubacioni Trans Adriatik për  në veri-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Serbisë.

Kjo linjë është planifikuar të lidhet sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit në Shqipëri me sistemin e ardhshëm të transmetimit të gazit në Kosovë, si dhe me linjat e degës lindore të Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë.

Korniza e investimeve të Ballkanit siguroi një grant prej 300,000 euro për studimin e para-fisibilitetit për projektin, i cili tashmë ka përfunduar.

Nëse ndërtohet, projekti do të mundësojë gazifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do të sigurojë një furnizim me kosto të ulët dhe ndikim të ulët në mjedis në raport me drutë e zjarrit, qymyrin dhe vajrat e naftës.

Pas vlerësimit të tregut të mundshëm të gazit në Kosovë dhe Shqipëri, u morën në konsideratë opsione të ndryshme të shtrirjes, duke përfshirë shtrirjen e rrjetit edhe ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

Zhvillimet e fundit në tregun e gazit në Evropë dhe ndërtimi i Gazsjellësit TAP si korridor për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik në Evropë kanë krijuar kushtet për futjen e gazit natyror në tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më tepër, Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) synon të krijojë një rrugë të re furnizimi për gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe Deti Kaspik në veri, përgjatë bregdetit Adriatik. Ndërsa linja Shqipëri-Kosovë (ALKOGAP) do të ndërlidhet me këto dy tubacione të planifikuara të transmetimit të gazit që do t’i shërbejnë Shqipërisë./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 21/08/2020 16:37

    Tani Shqipëria ka një përparsi kompetitive. Shfrytëzimi i ksaj rrëthane duhët të ndodh sa më par, që integrimi energjitik në te dyja anët e Pashtrikut të shkoj përpara. Nuk duhët të lihët hapësirë tjerëve. Ashtu integrimi duhët të vazhdoj me hekurudhën.

    Përgjigju
  • Endri: 21/08/2020 12:20

    Nje kamion hashash eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat