Ekskluzive/ Në Shqipëri kërkohej si sekser i 'CEZ', Nue Kalaj kandidat në zgjedhje për Haradinajn

Ekskluzive/ Në Shqipëri kërkohej si sekser i 'CEZ', Nue Kalaj kandidat në zgjedhje për Haradinajn

Nuel Kalaj dhe Ramush Haradinaj gjatë fushatës në Prizren

Nue Kalaj është personazhi më i dëgjuar në opinionin publik që prej nisjes së hetimit për skandalin e privatizimit të OSSH te kompania çeke e CEZ në vitin 2009, marrëveshje e firmosur nga qeveria "Berisha". Ai cilësohet si njeriu kyç që ka negociuar mes qeverisë shqiptare dhe çekëve të CEZ, marrëveshjen e privatizimit.

Një ditë më parë “Shqiptarja.com” publikoi foton e Nue Kalajt me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aktiviteti në Prishtinë në datën 3 korrik. Ndërsa ditën e sotme, “Shqiptarja.com” ka zbuluar se biznesmeni është një funksionar i rëndësishëm i partisë së Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 

Në tetor të vitit të kaluar ai ka kandiduar në zgjedhjet vendore në Kosovë, për këshilltar në Komunën e Prizrenit. Siç duket nga fotot e siguruara ekskluzivisht nga “Shqiptarja.com” Kalaj ka qenë i renditur i 40-ti në listën e kandidatëve për këshilltar komune. Ai ka qenë mjaft aktiv në këtë fushatë, ndërsa përkrah tij në takime me zgjedhësit ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i AAK, Ramush Haradinaj siç duket edhe në këto foto mëposhtë.


(Nue Kalaj dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj)


(Poster i Nue Kalajt si kandidat në komunën e Prizrenit)

Sipas procesverbalit të KQZ-së së Kosovës, Nue Kalaj ka arritur të mbledhë vetëm 200 vota, duke dështuar të zgjidhet këshilltar i AAK-së në komunën e Prizrenit.


(Procesverbali i KQZ së Kosovë, Nuel Kalaj ka marrë 200 vota në Prizren)

Pavarësisht dështimit në zgjedhje, Kala ka vijuar angazhimin e tij në AAK dhe në datën 3 korrik ai është fotografuar në një aktivitet politik në Prishtinë. Fotoja ekskluzive u publikua një ditë më parë nga Report Tv. Por Nue Kalaj ka qenë përkrah Haradinajt edhe në aktivitete të tjera gjatë këtij viti. 


(Foto e bërë në datën 3 korrik në Prishtinë. Në rreth Nue Kalaj)


(Foto e realizuar disa muaj më parë në Prishtinë)


Paralelisht me periudhën e zgjedhjeve vendore në Kosovë, tetor 2017, në Shqipëri Kalaj kërkohej nga komisioni hetimor “Balla” për të dëshmuar lidhur me privatizimin e CEZ dhe rolin e tij si sekser në këtë marrëveshje. 

Shkresave të Kuvendit, Kalaj nuk iu përgjigj asnjëherë ndërsa si komisioni hetimor ashtu edhe Prokuroria njoftuan se nuk po arrinin të gjenin adresën e saktë të Kalajt, pasi te apartamenti i tij te "Zogu i Zi" në Tiranë nuk banon askush. Prokurorët kanë dërguar letërporosi në Francë dhe Kosovë për dëshminë e tij, por Kalaj nuk u përgjigj asnjëherë, ndërsa nga ana tjetër duket qartë se ka vijuar i pashqetësuar akvititetin politik në Kosovë. 

Komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla administroi një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili rezultonte se kishte marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Këto shuma i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. I dyshuar si sekser është edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i cili njihet si mjaft i afërt me Nue Kalajn, ndërsa sipas ish-juristit të OSHEE, Romeo Kara, Kalaj dhe Shkëlzeni kanë udhëtuar së bashku në Pragë ku kanë negociuar me drejtuesit e CEZ atje. 

Prova që forcon edhe më shumë rolin e Nue Kalaj në procesin e privatizimit të CEZ, është edhe emaili i publikuar nga Report Tv pak kohë më parë, një korrespondencën e tij me drejtorin e madh të CEZ-it në Çeki, Roman Martin. Në këtë dokument faktohet se negociatat kanë nisur që në 2005. 

“Më vjen keq sinqerisht të shoh se pas një pune të lodhshme 4 vjeçare për CEZ-IN, dhe luftës që kam bërë që një kompani e suksesshme si CEZ-i të hynte në tregun energjetik shqiptar,  probleme të tilla të shkatërrojnë frytet e një pune të vështirë, punë që unë dhe zoti Petran kemi bërë për muaj e muaj me radhë, negociata pas negociate që u finalizua me sukses me privatizimin e OSSH”, shkruante Kalaj në emailin drejtuar drejtorit të madh të CEZ-it, ku ankohet për punën e drejtuesit të CEZ-it në Shqipëri Jozef Hejsek. Emaili daton më 7 shtator 2009, kohë kur privatizimi i CEZ ishte kryer.

Marrëveshja e firmosur në 2009 i dha çekëve 76% të aksioneve të kompanisë shtetërore, por brenda pak vitesh, në 2012-ën, CEZ u largua nga Shqipëria. Privatizimi i OSSH u shndërrua në objekt hetimi nga një komision hetimor parlamentar, në përfundim të të cilit socialistët deklaruan se buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm me vlerë 414 milionë eurosh. Sipas socialistëve, procesi i privatizimit ishte fiktiv dhe fituesi ishte i paracaktuar.

Në prill të këtij viti, Gjykata zgjati me tre muaj hetimet për skandalin CEZ dhe çështja është ende në hetim. Tashmë kur është bërë e ditur se Nue Kalaj banon jo pak kilometra nga Tirana, mbetet për t’u parë nëse sekseri i marrëveshjes CEZ do njoftohet në adresën e saktë, atje ku edhe banon, në Prizren, për t’u njoftuar se në Shqipëri po zhvillohet një proces hetimor ndaj tij.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 22/07/2018 19:12

    Teçken e seçkes. Loqke fare dhe ky Haradinaj

    Përgjigju
  • Toni: 22/07/2018 15:57

    Dava derrash ne te dyja anet e kufirit

    Përgjigju
  • Qoqja: 22/07/2018 14:58

    SHQIPTARI GJITHMON TE KEQEN E KA GJET NGA VETJA .ZOTI RAMUSH DUHET TE VEPROJ SA ME SHPEJT TJA DOREZOJ DREJTESIS SHQIPTARE NDRYSHE NXIN VETEN DHE AJO PAK BURRERI QE I KA NGEL .

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/07/2018 21:02

      Burrëri e interesit personal, idioti që iu dhe shtetësia Shqiptare për ta shpëtuar nga serbia...! Si duket ky (RH) ishte në maskopi me Beogradin kur u ndalua në Franc...!!!

  • Ilo: 22/07/2018 14:45

    Ore lereni Ramushin ai ka kerku njerez me leke i doli Nueli me these para e mori po Policia Shqiptare edhe ajo Kosovare qe megjithse kane nje mandat kerkimi per kete person sikurse thuhet nuk e rruajne megjithse ne Shqiperi ku kemi"shtet" I denuari per vrasja rrinte per mrekulli shetiste me makine punonte token shiste hashashin dhe policet e Mirit nuk e shikonin deri sa nje dite e gjeten Ne nje grope

    Përgjigju
  • LORA: 22/07/2018 14:09

    Lajmi deshmon mjaftueshmerisht se sekseri nuel kalaj i aferes kriminale me pasurine strategjike te energjise ne Shtetin e Shqiptareve,,,,nuk qenka kerkuar hic,edhe pse gjendet nen sqetullen e Ramush Haradinajt. Kam dyshuar me thashethemet se nuel eshte zhdukur nga faqja e dheut. Shppresoj qe procesi i hetimit rrenjesor dhe gjykimit te aferes se CEZ te behet me tej i besueshem per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Fredi: 22/07/2018 12:54

    Mos bani hajgare bre, Ramushi eshte " patriot ", kot e akuzojne per kriminel lufte dhe trafikant organesh njerezore. Nuk eshte mik dhe bashkepuntor i Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit. Rastesisht e sulmoi Ramen kur ky pati konflikt me Liken. Nue me 9 milion euro te terhequra cash ne nje dite eshte veq maja ajsbergut e krimit te organizuar shqiptar dhe ballkanik. Ramushi po mban Babalen atje me i dhame strehim politik nga miqesia me Shkerdhenin dhe Saliun. Nuk ka kellqe prokuroria shqiptare jo se ndryshe nxirrte nje urdher ndalimi nderkombetar dhe per Nuen dhe qeveria ti ndalonte hyrjen ne shqiperi Ramush Berdufit derisa te dorezonte ate.

    Përgjigju
    • Bravo: 22/07/2018 21:04

      Bravo...!!!

  • Fatosi-kosove: 22/07/2018 12:51

    Eshte e turpshme qe sot te kemi kandidat per nje pozite politike njerez te lidhur me krimin e sidomos per ata qe ishin argat te shkaut ose armikut,nje nga ata pa asnje dyshim se eshte nue kalaj qe ka zgjedhur te behet patriot nga shpiuni dikur duke ju futur ne prapanice sali berishes me te birirn e tash edhe Ramushit duke i bere shqiptaret per kafshe,ne kohen kur kalaj kerkohet nga shqiperia per krim te organizuar ai pozon me Ramushin dhe ky i fundit behet sikur nuk e dij se kalaj po kerkohet tashme ne shqiperi,apo i ka konvenuar Ramushit qe te perfitoi miljona euro nga si kalaj i cili jo vetem kane dhene shuma te mdha per ta "pastruar" te kaluaren e tyre duke u bashkuar tash me Ramushin pasi qe millosheviqi me tbijt nuk eshte me,e ky tip dikur si udbash me siguri se ka qene i perzgjedhuri nga serbia qe ne bashkepunim me noken e sali berishes e lul bashes bente ligjin ne shqiperi,prandaj eshte turp per Ramushin dhe per secilin shqiptar qe i ka dhene voten nje krimineli si kalaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë